0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëriVideo deklaratë

Filipçe: Sistemi shëndetësor në tërësi është në kondicion të mirë

Sistemi shëndetësor është në kondicion tërësisht të mirë dhe është i gatshëm për numër të rritur të rasteve me koronavirus, thekson ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Shkup, 27 mars 2020 (MIA – Sistemi shëndetësor është në kondicion tërësisht të mirë dhe është i gatshëm për numër të rritur të rasteve me koronavirus, thekson ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Sistemi ynë shëndetësor, në këtë mënyrë tërësisht  i mobilizuar  me rezervën e mjekëve  me listën e përgatitur në situatën e programit të rregullt të zvogëluar, para se gjithash këtu mendoj  për anesteziologët, infermieret të cilat kanë përvojë  në repartet për Kujdes intensiv,  në tërësi është në kondicion të mirë dhe i gatshëm të ndërmarrë sfida madje edhe në skenar  në formë të rritjes eksponenciale të numrit të rasteve”; tha Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp në lidhje me gjendjen e koronavirusit.

Filipçe sqaroi se puna e klinikave dhe spitaleve është riorganizuar dhe se funksionon sistemi i rotacionit. Ekipi i ekspertëve mjekësor, çdo ditë  konsultohet me literaturë dhe  botime profesionale dhe  i shikon opsionet, mënyrat  që mund të aplikohen te pacientët tanë me koronavirus, por ka edhe  kontakte të përditshme me mjekët tanë  në Itali.

“Prej atje mund të  mësohet shumë, si në lidhje me masat, qasjen terapeutike, dhe në lidhje me disa dilema veçanërisht te pacientët  me pasqyrë të rëndë, a nevojitet  ventilim mekanik ose jo,  në cilin moment  duhet të aplikohet”, tha Filipçe.

Në lidhje me  numrin e personeli mjekësor të sëmurë, i cili deri dje ka qenë 17, Filipçe potencon se  një pjesë e tyre nuk ishin të vetëdijshëm  se kanë pasur kontakt me të sëmurë, duke potencuar shembuj në Shkup, Kumanovë si dhe Kavadar ku do të  hulumtohen së pari. Kërkoi sërish nga qytetarët, përkatësisht nga pacientët të tregojnë  informata të sakta dhe reale për gjendjen e tyre. Sipas tij,  numri i personelit mjekësor të sëmurë me koronavirus aspak nuk i detyrohet mosrespektimit të protokolleve.

“Në lidhje me punonjësit shëndetësor, dua të them se shifra absolute  e personelit mjekësor të sëmurë  nuk është nga kontakti direkt  me të sëmurët ose nga qasja  joadekuate. Ka punonjës shëndetësor të cilët praktikisht ishin  në kontakt me të sëmurët,  një pjesë e tyre pa vetëdije për situatën,  dhe pjesa tjetër  si kjo e Kardiologjisë…Nëse dikush me vetëdije me shenja të temperaturës së rritur ashtu shkon në punë  do të sanksionohet rreptësisht”, tha ministri i Shëndetësisë.

Çdo ISHP ka urdhër të organizojë rrjedhën e pacientëve nëse ka nevojë për izolim.

“Pacientët duhet t’i japin informatat e sakta, apeloj te të gjithë  të mos i fshehin informatat  por të tregojnë  se si është situata reale”; tha Filipçe, i cili si shembull  e potencoi   Klinikën infektive ku nuk ka asnjë nga personeli  mjekësor të sëmurë me koronavirus.

Për Klinikën e kardiologjisë tha se atje  procesi i punës  nuk është komprometuar dhe se pas dezinfektimit të tërësishëm  tërësisht në mënyrë normale punohet sepse ekipi është tërësisht tjetër. sa/

Back to top button
Close
Close