0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikëShoqëriVideo deklaratë

Filipçe: Sistemi shëndetësor i gatshëm të pranojë numër shumë më të madh të pacientëve

Mund të thuhet lirisht që sistemi shëndetësor është i gatshëm të pranojë një numër shumë më të madh të pacientëve nga sa trajtohen tani në spitale dhe mendoj se jemi të përgatitur për pikun, të cilin po e presim dhe sipas vlerësimeve duhet të jetë nga fundi i muajit prill, tha në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Shkup, 1 prill 2020 (MIA) – Mund të thuhet lirisht që sistemi shëndetësor është i gatshëm të pranojë një numër shumë më të madh të pacientëve nga sa trajtohen tani në spitale dhe mendoj se jemi të përgatitur për pikun, të cilin po e presim dhe sipas vlerësimeve duhet të jetë nga fundi i muajit prill, tha në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Duke iu përgjigjur një pyetje gazetareske se si do të përballet sistemi ynë shëndetësor kur do të jetë piku i koronavirusit, tha se duke pasur parasysh krijimin e sistemit të përgjithshëm shëndetësor, numri i mjekëve specialistë, numri i mjekëve të familjes, qasja e pacientëve në institucionet e kujdesit shëndetësor është mjaft solid.

“E presim kulmin dhe mendoj se modeli i trajtimit në të cilin do të mjekohen pacientët të sëmurë rëndë, dhe mesatarisht rëndë në institucionet ku ka specialistë të mjekësisë infektive, këtu para se gjithash mendoj për Klinikën e Sëmundjeve Infektive me kapacitet shtesë,i cili tani praktikisht do të dyfishohet, më tej në spitalin “8 Shtatori” ku ka infektologë dhe repart infektiv por edhe kapacitete të tjera, një numër i mjaftueshëm i shtretërve spitalor në kombinim me trajtimin shtëpiak, si një farë mënyre shembull që morëm nga qasja ndaj pacientëve me koronavirus në Gjermani është shumë solid dhe mund të aplikohet në vendin tonë, mund të absorbojmë një numër më të madh të pacientëve”, tha Filipce.

Sipas tij, është mirë që sistemi në njëfarë mënyre është vendosur midis disa niveleve të institucioneve brenda sistemit shëndetësor.

I pyetur se sa epidemiologë dhe infektologë ka në vend dhe nëse ai numër është i mjaftueshëm në këtë periudhë, Filipçe tha se kemi rreth 60 infektologë, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve punojnë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe pjesën tjetër në reparte në të gjithë vendin.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse në mesin e pacientëve me koronavirus në vend ka epidemiolog dhe infektologë, ai tha se me sa di ai në këtë moment ekziston një infektolog nga Kumanova, dhe një infektolog nga Shtipi, i cili është në vetizolim. Ai shtoi, të mos bëj gabim, do të tregojë saktë pasi të  kontrollojë të dhënat në Institutin e Shëndetit Publik. mb/

Back to top button
Close
Close