0_Maqedoni.PortalShoqëri

Filipçe: Shkupi një njësi funksionale, me orën policore e mbrojmë të gjithë qytetin

Masat për lëvizje të kufizuar gjatë fundjavës së ardhshme të vazhduar në Shkup i propozojmë për të gjitha komunat, pasi qyteti praktikisht është një njësi funksionale, porositi sonte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Shkup, 3 qershor 2020 (MIA) – Masat për lëvizje të kufizuar gjatë fundjavës së ardhshme të vazhduar në Shkup i propozojmë për të gjitha komunat, pasi qyteti praktikisht është një njësi funksionale, porositi sonte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Anketat prej bisedimeve në pyetësorin me të sëmurët për kontaktet e tyre kanë treguar se kanë qarkulluar nëpër të gjithë qytetin dhe kjo është masë me të cilën ne praktikisht e mbrojmë të gjithë Shkupin. Nuk bëhet fjalë vetëm për një masë të vetme por për plotësimin e shumë masave specifike të cilat implementohen në komuna, ndërsa në pajtim me të dhënat të cilat merren prej anketave epidemiologjike. Në bazë të këtyre anketave bëhen analiza të plota, hulumtime detajuese të lëvizjes së kontakteve dhe kontakteve të tyre. Ne sot e dimë saktë se sa njerëz do të intervistohen nesër dhe me siguri nesër herët do ta dimë se sa njerëz do të intervistohen për dy ditë”, tha Filipçe në konferencën për shtyp në Qeveri.

Ai tha se në kuadër të klasterëve janë të njohur madje edhe mbi 90 për qind e kontakteve dhe theksoi se situata është tërësisht nën kontroll.

Saktësoi se shpesh ballafaqohet që epidemiologët të hasin në rezistencë tek qytetarët dhe pacientët t’i japin të dhënat e sakta madje edhe të pajtohen të japin intervistë që, siç tha, në disa raste është tejkaluar edhe me asistencën e policisë.

Me vendosjen e masave për lëvizje të kufizuar në Shkup, Kumanovë, Shtip dhe Tetovë, theksoi praktikisht mbrohen afër dy të tretat e popullatës së përgjithshme në vend.

“Vendosja e kufizimit të lëvizjes është edhe një dëshmi se në këto rajone ku janë detektuar raste të reja gjegjësisht nuk janë respektuar masat. Aty ku tërësisht respektohen masat parandaluese, nuk do të ketë orë policore kaq të rreptë. Restriksioni i lëvizjes është diçka që shtesë do të ndihmojë në identifikimin e kontakteve, vënien në izolim të tyre apo të një pjese prej tyre testim sipas identifikimit sipas shkallës së rrezikut, si masë shtesë që të pengohet transmetimi i virusit”, potencoi Filipçe.

Si shembull pozitiv e theksoi Dibrën ku, siç tha, është vetëm një epidemiolog, por përhapja e virusit praktikisht është penguar për shkak të respektimit të plotë të masave nga populli. shk/

 

Back to top button
Close
Close