0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Filipçe: Qëndroni në shtëpi, mos u gruponi, mbroni më të moshuarit, të rrezikuarit dhe të sëmurët kronik

Të gjithë qytetarët, ndërmarrjet, institucionet, çdo individ, të ndjekin udhëzimet dhe rekomandimet me seriozitet maksimal dhe pa asnjë lëshim. Koronavirusi nuk është shaka. Mënyra e vetme për të mbrojtur veten tonë është të veprojmë me përgjegjësi, pa përjashtim. Të gjitha informacionet janë të qasshme, të gjitha masat janë të qarta. Masat po përforcohen dita ditës dhe do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik", publikoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij të fejsbukut.

Shkup, 18 Mars 2020 (MIA) – Të gjithë qytetarët, ndërmarrjet, institucionet, çdo individ, të ndjekin udhëzimet dhe rekomandimet me seriozitet maksimal dhe pa asnjë lëshim. Koronavirusi nuk është shaka. Mënyra e vetme për të mbrojtur veten tonë është të veprojmë me përgjegjësi, pa përjashtim. Të gjitha informacionet janë të qasshme, të gjitha masat janë të qarta. Masat po përforcohen dita ditës dhe do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik”, publikoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij të fejsbukut.

Por potencon ministri, këtë institucionet nuk mund ta bëjnë vetë, duhet mbështetje e fuqishme dhe bashkëpunim me qytetarët.

“Qëndroni në shtëpi! Mos u mblidhni, mos u gruponi! Kushdo që mund të punojë nga shtëpia le ta bëj këtë. Veçanërisht kini kujdes dhe mbroni më të moshuarit, të rrezikuarit dhe të sëmurët kronikë, ata janë në rrezik më të madh. Të gjitha informacionet dhe rekomandimet i keni në këtë link: https://vlada.mk/covid19 #ЗаштитиСе #СедиДома”, thekson Filipçe. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close