0_Maqedoni.PortalShoqëri

Filipçe: Plotësisht i rinovojmë sallat kirurgjikale të Klinikës për Sëmundje Ortopedike pranë TOARILUC

 Rinovim të plotë të sallave kirurgjikale në Klinikën për Sëmundje Ortopedike pranë TOARILUC-it - Klinikë për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Reanimacion, Trajtim Intensiv dhe Qendër Urgjente, u lëshuan në përdorim nga fundi i vitit 2018. Është bërë rikonstruktim i plotë i sallave të operacionit sipas të gjitha standardeve botërore. Janë ndërruar dhe sendërtuar të gjitha instalimet ekzistuese. Ka ajër të kondicionuar dhe ventilim të ajrit në sallat me rregullim të kompletuar të ajrit. Janë sendërtuar karrige të reja operative dhe drita të reja mbi ta. Gjithashtu, është furnizuar edhe pajisje mjekësore standarde dhe të sofistikuara, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Shkup, 6 korrik 2020 (MIA) – Rinovim të plotë të sallave kirurgjikale në Klinikën për Sëmundje Ortopedike pranë TOARILUC-it – Klinikë për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Reanimacion, Trajtim Intensiv dhe Qendër Urgjente, u lëshuan në përdorim nga fundi i vitit 2018. Është bërë rikonstruktim i plotë i sallave të operacionit sipas të gjitha standardeve botërore. Janë ndërruar dhe sendërtuar të gjitha instalimet ekzistuese. Ka ajër të kondicionuar dhe ventilim të ajrit në sallat me rregullim të kompletuar të ajrit. Janë sendërtuar karrige të reja operative dhe drita të reja mbi ta. Gjithashtu, është furnizuar edhe pajisje mjekësore standarde dhe të sofistikuara, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

“Kushtet për trajtim të pacientëve në këtë institucion janë të shkëlqyera. Pacientët tani kanë shërbim të lartë mjekësor. E ngritën sistemin shëndetësor në një nivel më të lartë. I përmirësuam kushtet edhe në 32 institucione të tjera, ndërsa për momentin po përmirësohen kushtet edhe në klinikat dhe spitalet e tjera.  Pacientët dhe të punësuarit në shëndetin publik përfundimisht i vendosën në vend të parë. Vazhdojmë përmes investimit infrastrukturor që t’ua lehtësojmë punën të gjithë punonjësve shëndetësorë, ndërsa pacientët të jenë të kënaqur nga trajtimi shëndetësor”, deklaroi Filipçe.

I gjithë rinovimi ka kushtuar mbi 30 milionë denarë. Pjesa më e madhe e mjeteve janë përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor, Ministrisë së Shëndetësisë dhe rreth 1,5 milionë denarë nga donacione, qëndron në kumtesë. ar/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close