0_Maqedoni.PortalShoqëri

Filipçe: “Plakinili” veçmë është distribuuar dhe mund të gjendet në Klinikën e reumatologjisë

Pacientët me sëmundje reumatike mund të telefonojnë ose në Klinikën e Reumatologjisë ose në disa barnatore për dy ilaçet e përdorura për trajtim. Ilaçi tashmë është shpërndarë javën e kaluar, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në lidhje me mungesën në barnatore të ilaçeve "Rezohin", "Plakinil" dhe "Arava" për trajtimin e sëmundjeve kronike reumatike.

Shkup, 6 korrik 2020 (MIA) – Pacientët me sëmundje reumatike mund të telefonojnë ose në Klinikën e Reumatologjisë ose në disa barnatore për dy ilaçet e përdorura për trajtim. Ilaçi tashmë është shpërndarë javën e kaluar, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në lidhje me mungesën në barnatore të ilaçeve “Rezohin”, “Plakinil” dhe “Arava” për trajtimin e sëmundjeve kronike reumatike.

Ai sqaroi se ekzistojnë dy grupe të ilaçeve, njëra që është në dispozicion në vendin tonë dhe tjetra që pacientët kanë blerë nga jashtë.

“Plakinili, tashmë është shpërndarë dhe është në dispozicion në Klinikën e Reumatologjisë dhe është në dispozicion në disa barnatore. Gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, pacientët mund të dërgonin email me kërkesa dhe adresë në Agjencinë për ilaçe dhe tu sillen në barnatoret më të afërta, por tani është në dispozicion. Plakinili është dhënë me indikacion dhe nuk është ilaç i rrezikuar për trajtimin e KOVID-19 dhe është i mjaftueshëm”, tha Filipçe.

Kategoria tjetër, deklaroi Filipçe, janë ilaçe që edhe më parë nuk janë gjendur tek ne. bs/fab

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close