0_Maqedoni.PortalShoqëri

Filipçe: Përveç në Shkup, do të dyfishohet kapaciteti i testimit edhe në qytetet tjera

Për shkak të faktit se në disa komuna është rritur koha e pritjes për marrjen e mostrave të materialeve të testimit, ne planifikojmë të rrisim kapacitetin e postblloqeve të testimit në të gjitha komunat ku nevojitet, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp.

Shkup, 1 prill 2020 (MIA) – Për shkak të faktit se në disa komuna është rritur koha e pritjes për marrjen e mostrave të materialeve të testimit, ne planifikojmë të rrisim kapacitetin e postblloqeve të testimit në të gjitha komunat ku nevojitet, theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp.

Ministri shtoi se, sot me hapjen e postbllokut të katërt, është dyfishuar kapaciteti në Shkup, dhe gjithashtu do të hapen edhe postblloqe tjera të testimit.

“Deri javën e kaluar në Shkup, punonin vetëm dy postblloqe të testimit, ndërsa sot u hap edhe e katërta. Sot na njoftuam se është përgatitur dhe vendosur në funksion edhe postblloku në poliklinikën Mlin Ballkan, si dhe ekipi mobilizues për qytetarë më të moshuar në përputhje me udhëzimet e mjekëve të tyre amë. Duke marrë parasysh që në pjesë të caktuara të komunës me të vërtetë është rritur koha e marrjes së mostrave të materialeve të testimit, ne planifikojmë të rrisim kapacitetin e postblloqeve të testimit në të gjitha komunat ku nevojitet”, shtoi ministri.

Filipçe sqaroi se deri në fund të javës, përveç Qendrave të shëndetit publik, edhe një ose dy postblloqe të testimit do të hapen në shtëpitë shëndetësore, në përputhje me madhësinë e shtëpive shëndetësore. Ai shtoi se kjo tashmë është planifikuar në Shkup, dhe në komunat e tjera së pari do të analizohet nëse koha e pritjes do të zvogëlohet duke rritur numrin e postblloqeve të testimit.

I pyetur nëse vlejnë të njëjtat masa të transportit për personelin mjekësor që shkojnë në punë me transport publik, Filipçe u përgjigj se të gjithë njësoj duhet të respektojmë masat për transport, në përputhje me rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive.

“Për sa i përket transportit, vlejnë të gjitha rekomandimet për transpor, e ato janë rekomandime të marra nga mendimi i ekspertëve të Komisionit për sëmundje infektive, për secilin rekomandim ekziston shpjegim i duhur shkencor”, tha ministri Filipçe. bs/bsh/

Back to top button
Close
Close