0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderShoqëriVideo deklaratë

Filipçe paralajmëroi për vendosje të sërishme të kufizimeve për shkak të mosrespektimit të masave

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe porositi se përsëri do të sillen restrikcione në disa vende nëse këtë e kërkon gjendja epidemiologjike. Këtë e kishin analizuar sot në mbledhje të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe do ta ndjekin syhapur gjendjen në ditët në vijim. Deri më tani ende nuk ka nevojë për një masë të tillë sepse po ndiqen vatrat e virusit.

Shkup, 29 maj 2020 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe porositi se përsëri do të sillen restrikcione në disa vende nëse këtë e kërkon gjendja epidemiologjike. Këtë e kishin analizuar sot në mbledhje të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe do ta ndjekin syhapur gjendjen në ditët në vijim. Deri më tani ende nuk ka nevojë për një masë të tillë sepse po ndiqen vatrat e virusit.

Masa të karantinës mund të vendosen për komunat ku ka numër të rritur të të infektuarve. Ato janë Saraji, Çairi, Gazi Baba, Buteli dhe Aerodromi ku ka koncentrim më të madh të të infektuarve të rinj. Gjysma e 52 të infektuarve të rinj (gjegjësisht 26) gjatë 24 orëve të kaluara janë nga Shkupi.

Sipas Filipçes, shqetëson ajo që qytetarët nuk i respektojnë masat e rekomanduara për bartjen e maskës dhe distancës, ndërsa ka edhe shkelje të vendimeve për izolim dhe lëvizje jashtë karantinës, ka tubime grupore, si dhe mungesë bashkëpunimi me epidemiologët, dhënia e të dhënave dhe adresave të rreme që të mos iu dërgohen vendime për izolim. Ai tha se do të ketë kontrolle më të mëdha, ndërsa nga MPB-ja kërkoi  sanksionime më të mëdha.

Theksoi se edhe krahas lehtësimit të masave dhe heqjes së orës policore, masat për mbrojtje mbeten dhe siç tha, ato janë të qarta dhe nuk janë të rënda që të zbatohen.

“Një numër i madh i qytetarëve nuk janë të vetëdijshëm për virusin dhe sëmundjen. Mospërfillja e virusit nuk do të na ndihmojë, por e rëndon situatën”, paralajmëroi Filipçe.

Ai duke i bërë të ditura statistikat, tha se në 14 ditë përqindja e të infektuarve është 5,5, ndërsa në to janë llogaritur edhe nga skriningu nga momenti kur filloi të bëhet në kopshte.

Përmbushja e kapacitetit të spitaleve është 11 për qind dhe ato janë në kondicion të mirë. Numri i punonjësve shëndetësorë të shëruar është i lartë, tha Filipçe, gjegjësisht 92 për qind.

Incidenca në 14 ditë është 10,3 për qind, tri herë më e vogël që nga piku në prill. Ka 15 qytetet në të cilat ishin regjistruar të sëmurë, ndërsa më nuk ka të infektuar.

Ka bërë të ditur për kontrollet e kryera në Qendrën për shëndet publik në Tetovë dhe Shtip ku janë analizuar të gjitha rastet. Nga kontrolli në Tetovë është konstatuar se nuk respektohet vetozilimi, se ka mosrespektim të përgjithshëm të të gjitha masave të shqiptuara, mbajtja e maskave dhe distanca- në Tetovë dhe vendet përreth ku ka raste të reja me të diagnostikuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 52 raste të reja – pozitivë me koronavirus dhe 30 pacientë të shëruar. Në këtë periudhë kanë ndërruar jetë 4 persona, dy në Klinikën për sëmundje infektive dhe dy në SPQ “8 Shtatori”.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2129, numri i pacientëve të shëruar është 1516, i të vdekurve 126, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 487.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra gjatë 24 orëve të fundit 124 teste janë në suaza të skriningut. Testimet janë bërë përmes Qendrave për Shëndet Publik në Tetovë, Veles, Kumanovë dhe Shkup dhe janë regjistruar dy raste pozitive me virusin në kopshte në Shkup dhe Kumanovë. fab/

Back to top button
Close
Close