0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Filipçe: Nuk është e saktë se të gjithë të sëmurët kronikë kthehen në punë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe lidhur me kthimin e një pjese të personave të sëmurë kronikë në punë deklaroi se masat janë vlerësuar dhe analizuar mirë para se të implementohen.

Shkup, 18 shtator 2020 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe lidhur me kthimin e një pjese të personave të sëmurë kronikë në punë deklaroi se masat janë vlerësuar dhe analizuar mirë para se të implementohen.

“Nuk kthehen të gjithë në punë, por mjeku specialit vlerëson kush do të shkojë në punë, e kush jo. Jo vetëm kujt i është përkeqësuar sëmundja, por edhe pacient i cili është në fazë të sëmundjes dhe ka lloj të diagnozës kronike, me shifër të tillë, dhe duhet të mbrohet në gjashtë muajt e ardhshëm. Për këtë ne e ndryshuar rregulloren për pushim mjekësor në Fondin për Sigurim Shëndetësor. Kjo do të thotë se ndajmë të sëmurët kronikë të cilët janë në suaza të një kategorie dhe kanë shifër të njëjtë të sëmundjes. Për shembull diagnozë infarkt të miokardit të zemrës. Pacienti ka pasur infarkt në zemër para pesë viteve, njeriu është rehabilituar dhe tërësisht normal i kryen aktivitetet e jetës. Ai e mban shifrën e njëjtë si pacient i cili ka pasur infarkt para një muaji dhe duhet të jetë në pushim mjekësor dhe i mbrojtur në mënyrë plotësuese. Këtë vlerësim e bëjnë specialistët”, theksoi Filipçe në emisionin e mbrëmshëm  “Rruga drejt” në televizionin Alsat M.

Nuk është e saktë, potencoi ai, se të gjithë pacientët me sëmundje kronike kthehen në punë.

“Kthehen ata të cilët munden të punojnë në pajtim me vlerësimin e mjekut specialist”, potencoi Filipçe.

Deri më 23 shtator pacientët duhet të vizitojnë specialist për çfarë janë lëshuar termine shtesë në Termini im” dhe e-ambulancë, ndërsa sipas nevojës afati do të prolongohet. ar/

Back to top button
Close
Close