0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Filipçe: Nënat të cilat dyshojnë ose janë pozitive në Kovid-19 munden tu japin gji foshnjave

- Nënat të cilat dyshojnë ose që janë pozitive në Kovid-19 munden t'i ushqejnë me gji foshnjat, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk Venko Filipçe.

Shkup, 6 gusht 2020 (MIA) – Nënat të cilat dyshojnë ose që janë pozitive në Kovid-19 munden t’i ushqejnë me gji foshnjat, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk Venko Filipçe.

Thekson se ato duhet dhe preferohet që tu japin gji foshnjave të tyre, sepse nëse e ndërpresin gjidhënien, do të ulet edhe sasia e qumështit të nënës, e me këtë edhe faktorët mbrojtës të cilat i përmban.

“Qumështi i nënës përmban faktorë antimikrobikë: tajitës IgA,IgG, oligosakaride, lizozimë, leukocite dhe të ashtuquajtura faktorë citokinë dhe antiinfalamtore”, theksoi Filipçe. fc/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close