0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderShoqëriVideo deklaratë

Filipçe: Në Klinikën Infektive janë pranuar nëntë të sëmurë, prej gjithsej 59, 12 janë me pasqyrë më të rëndë klinike prej të cilëve pesë janë në ventilim mekanik

- Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë pranuar nëntë të sëmurë  të rinj nga virusi korona, me çka numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve është 59, 12 janë me pasqyrë më të rëndë klinike prej të cilëve pesë janë vendosur në ventilim mekanik, theksoi në konferencën për media ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Shkup, 1 prill 2020 (MIA) – Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë pranuar nëntë të sëmurë  të rinj nga virusi korona, me çka numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve është 59, 12 janë me pasqyrë më të rëndë klinike prej të cilëve pesë janë vendosur në ventilim mekanik, theksoi në konferencën për media ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Theksoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive  janë lëshuar pesë pacientë të cilëve iu janë bërë dy testime të cilët janë negative, ata janë në  gjendje të mirë shëndetësore dhe do të dërgohen në mjekim shtëpiak. Prej 28 pacientëve në  Dibër të cilët janë në mjekim shtëpiak, sqaroi, 11 prej sot,dhe në ditët në vijim po merren mostra dhe ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Për fat të keq kemi një rast të vdekjes së pacientes 65-vjeçare nga virusi korona me sëmundje paraprake sëmundje pulmonare obstruktive kronike, diabet, probleme me zemër dhe mbipeshë. Në 24 orët e kaluara, 25 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në vend edhe atë në Shkup – 7, Kumanovë – 7, Prilep – 2, Tetovë – 5, Strugë – 2, Gjevgjeli – 1, Koçan – 1, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 arrin 354 pacientë.Sipas vendbanimeve, deri më tani raste të KOVID-19 janë regjistruar në Shkup – 183, Kumanovë – 54
Dibër – 47, Shtip – 15, Prilep – 12, Tetovë – 13, Strugë – 9, Veles – 6, Manastir – 4, Ohër – 3, Kavadar – 2, Gostivar – 1, Gjevgjeli – 2, Strumicë – 1, Kriva Pallankë – 1, Koçan – 1”, tha Filipçe.

Numri i përgjithshëm i testimeve të bëra deri më tani në vendin tonë është 3.775.

Potencoi se të gjithë pacientët nga Instituti për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim në Kozle janë lëshuar nga spitali, janë dërguar në mjekim shtëpiak, ndërsa atje ku janë vendosur indikacione do të bëhen trajtime në SPQ “8 Shtatori”.

Në lidhje me Spitalin e Ohrit, theksoi se atje është bërë kontrollim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor, janë shqiptuar dënime për ish drejtoreshën, mjekët specialistë nga Reparti i Infektologjisë, si dhe i vetë institucionit, ndërsa në periudhën që vijon do të bëhet mbikëqyrje profesionale nga Oda e Mjekëve, pas çka për rastin do të debatojë edhe Komisioni etik pran Odës së Mjekëve.

“Ka një paciente 80-vjeçare nga Shtipi që u pranua atje për herë të parë më 26 mars, mostra e parë është negative, më pas ajo u dërgua për konsultë dhe u kthye nga Shkupi. Ajo ishte duke u trajtuar në Repartin e Sëmundjeve Infektive, i është përkeqësuar gjendja dhe më 30 mars u dërgua përsëri në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Testi është pozitiv, dhe për shkak të vëmendjes katër punonjës mjekësorë do të jenë në izolim, ato janë asimptomatikë, infermieret janë rishpërndarë, tetë shtesë do të lëvizen nga repartet e tjera në spitalin në Shtip në Repartin e Sëmundjeve Infektive për të kompensuar stafin që do të jetë në vetizolim”, tha Filipce.

Ai theksoi se një e sëmurë nga koronavirusi është infermiere nga Kumanova e cila udhëton dhe është në vendin e punës në Klinikën e Pulmologjisë.

“Javën e kaluar ai ishte në ekipin rezervë në gjendje të mirë të përgjithshme pa asnjë simptomë erdhi për të punuar të hënën, ndjeu temperaturën e ngritur të trupit dje,iu morën mostra dhe është pozitiv për koronavirus. Gjatë punës së saj këto dy ditë gjatë kohës që ishte në Klinikë, ajo ishte me pajisje të plota mbrojtëse, duke mbajtur maskë dhe doreza. Janë bërë intervista u me kolegët e saj, infermieret me çka do të veprojnë sipas të dhënave, tha Filipce.

Shtoi se gruaja e ndjerë nga Labënishta në Spitalin në Strugë së cilës i është marrë strisho pas vdekjes është pozitive në virusin korona, ndërsa ende pritet rezultati i cili do të jetë gati gjatë ditës i pacientit nga Manastiri. fc/

 

 

Back to top button
Close
Close