0_Maqedoni.PortalShoqëriVideo deklaratë

Filipçe: Kriza e koronavirusit, përsëri është përshkallëzuar në të gjithë Ballkanin

Në dhjetë ditët e kaluara, kriza e koronavirusit është përshkallëzuar përsëri në Ballkan. Sipas të dhënave zyrtare, në Serbi në shtatë ditët e fundit ka 300 raste në ditë, në Bullgari mbi 150 raste, në Bosnjë e Hercegovinë mbi 170 raste, në Kroaci ka 86 raste, në Mal të Zi 57 raste, në Shqipëri pothuajse 70 raste dhe në Kosovë ka mbi 100 raste në ditë, theksoi sot në konferencën për shtypi, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Shkup, 6 korrik 2020 (MIA) – Në dhjetë ditët e kaluara, kriza e koronavirusit është përshkallëzuar përsëri në Ballkan. Sipas të dhënave zyrtare, në Serbi në shtatë ditët e fundit ka 300 raste në ditë, në Bullgari mbi 150 raste, në Bosnjë e Hercegovinë mbi 170 raste, në Kroaci ka 86 raste, në Mal të Zi 57 raste, në Shqipëri pothuajse 70 raste dhe në Kosovë ka mbi 100 raste në ditë, theksoi sot në konferencën për shtypi, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se 60 për qind e rasteve prej 10 milionë pacientëve në të gjithë botën ishin regjistruar në muajin qershor. Kjo, shpjegoi ai, do të thotë që kudo ka valë të re, tek ne erdhi më herët.

“Mendoj se shumë herët e zbuluam atë, ndërsa tani ndodh në të gjitha vendet përreth nesh. Kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e zbutjes së masave kufizuese dhe mosrespektimit të masave të mbrojtjes personale. Gjendja në botë konfirmon se parashikimet fillestare të autoriteteve shëndetësore botërore se virusi do të zhduket gjatë verës praktikisht nuk janë realizuar. Ditët e fundit, statistikat botërore tregojnë se ka maja të të infektuarve të rinj dhe të vdekurve, ndërsa kjo është konfirmim tjetër që virusi është këtu, ai do të mbetet padyshim më gjatë dhe ne  duhet të jemi të përgatitur”, tha Filipçe.

Ne duhet të përgatisim sistemin shëndetësor, të respektojmë masat e mbrojtjes personale, të mësohemi me realitetin e ri, që do të thotë të vazhdosh të gjitha aktivitetet, por në lidhje me masat e mbrojtjes personale, theksoi ministri dhe shtoi se duhet të pranojmë që ky realitet mund të zgjasë më gjatë sesa pritej fillimisht nga të gjitha vendet e botës. bs/mb/

 

 

Back to top button
Close
Close