0_Maqedoni.PortalPolitikëShoqëriVideo deklaratë

Filipçe: Kemi bërë numër të madh të testeve për një milionë banorë nga tërë rajoni

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në konferencë për shtyp në Qeveri informoi se deri më tani janë bërë gjithsej 4,117 teste për koronavirusin dhe se vendi ka bërë numër më të madh të testeve për një milionë banorë nga të gjitha vendet e rajoni.

Shkup, 2 prill 2020 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në konferencë për shtyp në Qeveri informoi se deri më tani janë bërë gjithsej 4,117 teste për koronavirusin dhe se vendi ka bërë numër më të madh të testeve për një milionë banorë nga të gjitha vendet e rajoni.

“Vetëm Sllovenia ka më shumë se ne. Do të thotë mbi 2.000 teste në një milionë banorë që konsiderohet për numër të madh. Nga numri i përgjithshëm i vendeve në botë, ne jemi mes 30-40 të parëve që mendoj se është rezultat i shkëlqyer dhe dua të potencoj se nuk bëhet fjalë për numër të testeve, por qasje të plotë ndaj identifikimit të pacientëve, kontakteve të tyre, klasteret e të sëmurëve”, theksoi Filipçe.

Sqaroi se testohen pozitivë me simptoma pacientë, identifikohen kontaktet e tyre parimore dhe atyre u rekomandohet vetizolim dhe se duke testuar në këtë mënyrë, institucionet kanë kontroll të plotë dhe mbikëqyrje në trajtimin gjegjësisht situatën e pacientëve.

Lidhur me testimet, theksoi se pacienti pozitiv konsiderohet ai tek i cili do të konfirmohet prania e virusit pas testit të bërë, por jo edhe testet për antitrupa.

“Testet e antitrupave ngritin dyshime se ndokush është bartës i virusit dhe prandaj tek të gjithë të cilët i bëjnë ato teste, duhet të bëhet testi për praninë e virusit”, theksoi ministri i Shëndetësisë.

Dy mijë testet dhe kabinet për diagnozë ka dhuruar edhe Holanda. Kabineti për diagnozë të Kovid-19, sipas ministrit, duhet ta dyfishojë kapacitetin e laboratorit të tanishëm në Institutin për shëndet publik.

“Bëhet fjalë për një makinë, kabinet për izolim, tërë pajisja e cila duhet të instalohet dhe teste për 2.000 pacientë. Kjo praktikisht është laborator që do ta dyfishojë kapacitetin e laboratorit të tanishëm në ISHP. Holanda këtë e dhuron përmes Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore me seli në Vjenë”, sqaroi Filipçe.

Vendit i është miratuar qasje deri tek Fondi solidar evropian, që do të thotë se do të marrë pjesë në procedura të përbashkëta për furnizim të materialeve dhe nevojave për institucione shëndetësore. Kjo, sipas ministrit të shëndetësisë, është përfitim i madh për vendin. fb/

 

Back to top button
Close
Close