0_Maqedoni.PortalShoqëri

Filipçe: Duhet të ketë sanksione kur nuk respektohen protokollet

- Mendoj se duhet të ketë sanksione aty ku nuk respektohen masat. Periudhën e kaluar kishte dështime, nuk kontrolloheshin njerëzit dhe vendet ku organizoheshin ngjarje. Por, edhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se masat duhet të respektohen që ta mbrojnë shëndetin personal dhe publik, deklaroi sonte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në emisionin "Samo vistina" në televizionin Kanal 5.

Shkup, 6 gusht 2020 (MIA) – Mendoj se duhet të ketë sanksione aty ku nuk respektohen masat. Periudhën e kaluar kishte dështime, nuk kontrolloheshin njerëzit dhe vendet ku organizoheshin ngjarje. Por, edhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se masat duhet të respektohen që ta mbrojnë shëndetin personal dhe publik, deklaroi sonte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në emisionin “Samo vistina” në televizionin Kanal 5.

“MPB gjatë periudhës së kaluar ka mundur të ishte më intensivisht në teren dhe qytetarët të jenë të vetëdijshëm se ka institucion i cili kujdeset. Por, duhet që edhe qytetarët të jenë të vetëdijshëm se masat duhet të respektohen që ta mbrojnë shëndetin personal. Askush të mos jetë fajtor, nëse dikush nuk kujdeset për shëndetin e tyre”, tha Filipçe.

Vlerësoi se situata në vend është nën kontroll për çka tregojnë të dhënat për ulje serioze të numrit të të saposëmurëve në krahasim me periudhën  paraprake dhe të numrit më të vogël të rasteve të hospitalizuara. Sipas tij, është mirë edhe ajo që me rritjen e numrit të testeve të bëra janë zbuluar numra gjithnjë e më të mëdha të rasteve asimptomatike që kontribuon në uljen e përhapjes së virusit.

Përsëriti se bëhet fjalë për virus për të cilin ende nuk dihet gjithçka dhe për të cilin mbrojtja e vetme janë mbajtja e maskës, mbajtja e distancës dhe pastrimi i shpeshtë i duarve. Përhapja e virusit, siç theksoi, është më e madhe në ngjarje të cilat organizohen në hapësira të mbyllura, se sa në të hapura.

Vala e dytë e virusit, sipas Filipçes, ishte rezultat i mosrespektimit të masave për mbrojtje.

I pyetur se a ka mundësi që përsëri të ketë kufizime të lëvizjes, Filipçe tha se në vend ka protokolle për gjithçka dhe se duhet të shihet se restrikcioni i tillë do ta ketë efektin si në fillim të pandemisë duke e pasur parasysh se tani virusi është i pranishëm kudo. fc/

Back to top button
Close
Close