0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëri

Filipçe dhe Tavilah porosisin që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i japin mbështetje të vërtetë sistemit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe mbrëmë në profilin e tij në Fejsbuk ka postuar një video mesazh të shefes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Shkup, Xhihan Tavilah, e cila u bën thirrje qytetarëve që mos të dalin nga shtëpitë e tyre, përveç në situatat kur me të vërtetë e kanë patjetër.

Shkup, 10 prill 2020 (MIA) – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe mbrëmë në profilin e tij në Fejsbuk ka postuar një video mesazh të shefes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Shkup, Xhihan Tavilah, e cila u bën thirrje qytetarëve që mos të dalin nga shtëpitë e tyre, përveç në situatat kur me të vërtetë e kanë patjetër.

“Gjëja më e rëndësishme është që gjatë kësaj situate t’i japim mbështetje të vërtetë sistemit shëndetësor, në mënyrë që ata të përballen me numrin e madh të njerëzve që janë të sëmurë rëndë”, tha Tavilah në mesazhin që e transmeton Filipçe. mb/

Back to top button
Close
Close