Kultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

Filarmonia i anulon të gjitha koncertet deri në fund të muajit mars

 Sipas situatës së shfaqur me virusin Kovid-19 dhe rekomandimin më të ri të Qeverisë, të sjellë më 10 mars të vitit 2020 për anulimin e tubimeve dhe ngjarjeve, IK Filarmonia  i anulon të gjitha koncertet deri në fund të muajit mars.

Shkup, 13 mars 2020 (MIA) – Sipas situatës së shfaqur me virusin Kovid-19 dhe rekomandimin më të ri të Qeverisë, të sjellë më 10 mars të vitit 2020 për anulimin e tubimeve dhe ngjarjeve, IK Filarmonia  i anulon të gjitha koncertet deri në fund të muajit mars.

“Mjetet për bileta që publiku ynë tashmë i ka blerë në biletarinë  do t’u kthehen, ndërsa nëse biletat janë blerë onlajn, atëherë blerësit duhet të dërgojnë  porosi elektronike  në  bileti@filharmonija.org.mk. Në të duhet  ta citojnë  numrin e  dërgesës, datën dhe orën  kur është bërë pagesa  dhe mjetet  do t’u rimbursohen nëpërmjet rrugës elektronike”, informon Filarmonia.

Biletaria e Filarmonisë do të punojë nga dita e hënë deri të premten me orar pune të shkurtuar, nga ora 10:00-14:00.

Për realizim të mëtutjeshëm të programit, Filarmonia plotësisht  do ta informojë opinionin. sa/

 

Back to top button
Close
Close