0_Magazinë.PortalKuriozitete

Fije floku e Abraham Linkollnit u shit për mbi 81.000 dollarë

Një pjesë e flokëve të Abraham Linkollnit së bashku me telegramin e përgjakshëm për vrasjen e tij në vitin 1865 u shit në ankand për më shumë se 81.000 dollarë.

Boston, 14 shtator 2020 (MIA) – Një pjesë e flokëve të Abraham Linkollnit së bashku me telegramin e përgjakshëm për vrasjen e tij në vitin 1865 u shit në ankand për më shumë se 81.000 dollarë.

Ankandi u zhvillua dje në shtëpinë e ankandeve “P.P.” me bazë në Boston. Emri i blerësit akoma nuk është njoftuar.

Ish-presidenti amerikan iu prenë pesë centimetra flokë gjatë autopsisë pas vrasjes. Kjo menjëherë pasi Xhon Vilkes But qëlloi në Linkollnin në teatrin Ford në Uashington. Flokët u vendosën në telegramin zyrtar të departamentit ushtarak dhe iu dërguan dr. Lajman Tod. Shtëpia e ankandeve e garantoi vërtetësinë e flokëve dhe telegramit.

Çmimi përfundimtar prej 81.250 dollarë është pak më i lartë se sa që parashikua për 75.000 dollarë.

Telegrami është gjithashtu domethënës sepse hedh poshtë teorinë se sekretari të atëhershëm për Luftë Edvin Stanton që kishte planifikuar të vriste Linkollnin për shkak të pa durueshmërisë së tyre personale dhe dallimeve politike. Vula dhe koha e dërgimit tregojnë se linjat telegrafike ushtarake po funksiononin në natën kur ai u vra. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close