0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

FIFA punon në përgaditjen e “Planit të Marshallit” futbollistik

Asociacioni ndërkombëtar i futbollit (FIFA) punon në krijimin e "Planit të Marshallit" futbollistik që t'i shpëtojë klubet nga kolapsi i ardhshëm financiar për shkak të pandemisë globale të KOVID-19.

Cyrih, 31 mars 2020 (MIA) – Asociacioni ndërkombëtar i futbollit (FIFA) punon në krijimin e “Planit të Marshallit” futbollistik që t’i shpëtojë klubet nga kolapsi i ardhshëm financiar për shkak të pandemisë globale të KOVID-19.

FIFA ka 2,7 miliardë dollarë amerikanë rezerva financiare dhe është e mundur që një pjesë e madhe prej tyre të dedikohen për ndihmë të federatave dhe klubeve, të cilat kanë vështirësi. Zëdhënësi i FIFA-s deklaroi se Organizata është e vetëdijshme se “do të ketë probleme serioze financiare, si rezultat të paraqitjes së koronavirusit”.

Forma e saktë dhe hollësirat për ndihmën ende nuk janë të qarta, por pritet të strukturohen deri në fund të javës, pas diskutimeve me federatat dhe konfederatat e ndryshme.

Prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, SHBA-ja siguroi grante prej 13 miliardë dollarë amerikanë për vendet në Evropën Perëndimore për rimëkëmbje të ekonomive të tyre që u shkatërruan nga konflikti global. Plani e mban emrin sipas sekretarit të atëhershëm shtetëror të SHBA-së, Xhorxh Marshall. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close