0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

FIFA dhuroi 10 milionë dollarë për OBSH-në për luftën kundër Kovid-19

FIFA i ka dhuruar 10 milion dollarë Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Fondin e Solidaritetit për të Luftuar Kovid-19. Në këtë mënyrë, organizata mbështet përpjekjet për të menaxhuar pandeminë e koronavirusit.

Cyrih, 18 mars 2020 (MIA) – FIFA i ka dhuruar 10 milion dollarë Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Fondin e Solidaritetit për të Luftuar Kovid-19. Në këtë mënyrë, organizata mbështet përpjekjet për të menaxhuar pandeminë e koronavirusit.

Qendra botërore e futbollit gjithashtu njoftoi se ata punojnë me OBSH për të siguruar që këto fonde të përdoren për të mbështetur luftën kundër virusit në të gjitha rajonet e botës.

Kryetari i FIFA-s, Xhani Infantino deklaroi: “Kjo situatë e jashtëzakonshme kërkon masa dhe vendime të jashtëzakonshme. Kriza po godet të gjithë botën. Sot, ne kemi treguar përsëri frymë bashkëpunimi, solidaritet dhe unitet”. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close