0_Sport,PortalHendboll

FHM me premi prej 40 mijë euro për seniorët nëse përfundojnë në vendin e parë në grup

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Maqedonisë sot ka deklaruar se kombëtarja e meshkujve në hendboll të Maqedonisë së Veriut do të merr premi prej 40 mijë euro nëse plasohet në vendin e parë në grup, ndërsa 30 mijë euro nëse të përzgjedhurit e Danillo Brestovacit sigurojnë vendin e dytë.

Shkup, 9 maj 2019 (MIA) – Presidenti i Federatës së Hendbollit të Maqedonisë sot ka deklaruar se kombëtarja e meshkujve në hendboll të Maqedonisë së Veriut do të merr premi prej 40 mijë euro nëse plasohet në vendin e parë në grup, ndërsa 30 mijë euro nëse të përzgjedhurit e Danillo Brestovacit sigurojnë vendin e dytë.

Maqedonia e Veriut është në rrugë të mirë të sigurojë plasman në Kampionatin Evropian 2020, ndërsa seniorëve u duhen dy fitore për të rrëmbyer vendin e parë.

Sfidë e fundit për reprezentuesit do të jenë takimet kundër Turqisë në terren mysafir dhe kundër Greqisë në Shkup më 12 ose 16 qershor. fab/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close