BallkanBallkan.Portal

FFK: Prindërit e serbit që pranoi të luajë për Kosovën u pushuan nga puna

Prindërit e Ilija Iviqit, serbi i parë që pranoi ftesën për të luajtur për reprezentacionin e Kosovës në futboll, janë pushuar nga puna, konfirmon Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, transmeton Evropa e Lirë.

Beograd, 21 shkurt 2020 (MIA) – Prindërit e Ilija Iviqit, serbi i parë që pranoi ftesën për të luajtur për reprezentacionin e Kosovës në futboll, janë pushuar nga puna, konfirmon Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, transmeton Evropa e Lirë.

Në kumtesën e Shtëpisë së futbollit të Kosovës qëndron: “Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës është tronditur sot me lajmin e mësuar nga drejtuesit e KF ‘Flamurtari’, se prindërit e futbollistit të ri të këtij klubi, Ilija Iviq, janë pushuar nga puna (nëna si shërbyese civile në Komunën e Graçanicës, ndërsa babai si punëtor arsimi) për shkak se djali i tyre ka pranuar të luajë për Kombëtaren U19 të Kosovës”.

“Është për keqardhje se si presioni i institucioneve të Serbisë është aq i shtrirë tek komuniteti serb që jeton në Kosovë, sa që nuk lejojnë që një futbollist i talentuar ta zhvillojë karrierën e tij ashtu siç dëshiron. Kjo dëshmon se sa e vrazhdë është politika serbe ndaj bashkëkombësve të tyre që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe që duan që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në paqe dhe në harmoni me bashkëqytetarët e tjerë në Kosovë”, thuhet në kumtesë.

Siç transmeton Radio Evropa e Lirë, arsyet për këtë janë se futbollisti i ri 17 vjeçar nga Graçanica ka pranuar të luajë për reprezentacionin e të rinjve të Kosovës.

FFK-ja kërkon nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, por edhe nga UEFA dhe FIFA “që të reagojnë fuqishëm në parandalimin e dukurive të tilla diskriminuese”. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close