BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Festivalet tradicionale me muzikë të drejtpërdrejtë shkaktojnë brengosje në Greqi për shkak të mundësisë për përhapjen e Kovid-19

Për shkak të turmave dhe mosrespektimit të masave parandaluese për pengimin e përhapjes së koronavirusit, brengosje në Greqi shkaktojnë festivalet me muzike të drejtpërdrejtë, respektivisht të ashtuquajturat panaire, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 13 korrik 2020 (MIA) – Për shkak të turmave dhe mosrespektimit të masave parandaluese për pengimin e përhapjes së koronavirusit, brengosje në Greqi shkaktojnë festivalet me muzike të drejtpërdrejtë, respektivisht të ashtuquajturat panaire, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Edhe gjatë fundjavës së kaluar janë mbajtur disa festivale të tilla në tërë vendin, të pranishmit jo vetëm që nuk e kanë mbajtur distancën e nevojshme dhe nuk kanë mbajtur maska, por edhe kanë luajtur valle, ndërsa epidemiologët dhe zëvendës ministri i Zhvillimit , duke folur për mediat greke, e lënë të hapur mundësinë që të vendosen masa shtesë kufizuese, madje edhe të ndalohen gjatë verës nëse vazhdon mosrespktimi i rregullave.

Zëvendës ministri i Zhvillimit, Nikos Papathanasi për televizionin “Open” thotë se inspektorët, për çdo ditë janë në terren, duke shtuar se aty ku do të vërehen shkelje, do të vijojnë masa dhe sanksione shtesë, ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë që të ndalohen festivalet tradicionale.

Që të shqyrtohet situata momentale me koronavirusin në vend, kryeministri grek Kirjakos Micotakis sot do të takohet me profesorin epidemiolog, kompetent për Kovid-19, Sotiris Ciodras dhe zëvendës minsitrin e Mbrojtjes Civile, Nikos Hardaljas. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close