EvropëEvropë.Portal

Fëmijët në Pomeraninë Perëndimore shkuan në shkollë pa maska

- Fëmijët në shtetin gjerman verilindor Maklenburg - Pomerania Perëndimore sot u kthyen në shkollë dhe me këtë ishin të parët në vend të cilët e filluan vitin e ri shkollor.

Berlin, 3 gusht 2020 (MIA) – Fëmijët në shtetin gjerman verilindor Maklenburg – Pomerania Perëndimore sot u kthyen në shkollë dhe me këtë ishin të parët në vend të cilët e filluan vitin e ri shkollor.

Ministrja federale e Arsimit Anja Karliçek angazhohej për bartje të obligueshme të maskave në shkolla, por sistemi gjerman shkollor në pjesën më të madhe është në kompetencë të 16 qeverive rajonale dhe ende nuk kanë zbatuar një rregull të tillë.

Shteti i banuar rrallë Meklenburg-Pomerania Perëndimore me 1,6 milionë banorë është vendi më pak i prekur nga epidemia në vend, me 877 të infektuar dhe 20 raste të vdekjes nga Kovid-19.

Qeveritë në Hamburg ku nxënësit kthehen në bankat e tyre të enjten, dhe në Berlin, ku do të kthehen javën e ardhshme, urdhëruan mbajtjen e maskave. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close