BotëBotë.Portal

Fejsbuku e anulon Samitin për shkak të koronavirusit të ri

Kompania Fejsbuk ka njoftuar se e ka anuluar samitin global për marketing që duhej të mbahet në muajin e ardhshëm në San Francisko, për shkak të rrezikut nga koronavirusi i ri

San Francisko, 15 shkurt 2020 (MIA) – Kompania Fejsbuk ka njoftuar se e ka anuluar samitin global për marketing që duhej të mbahet në muajin e ardhshëm në San Francisko, për shkak të rrezikut nga koronavirusi i ri.

Samiti për marketing duhej të mbahet prej 9 deri 12 mars në Qendrën Moskon ku pritej të marrin pjesë mbi 4.000 pjesëmarrës.

Më parë, Kongresi mobil botëror në Barcelonë është anuluar pasi ekspozuesit e industrisë telekomunikuese masivisht tërhiqen për shkak të frikës nga koronavirusi i ri.

Nga koronavirusi deri tani kanë vdekur 1.300 njerëz, ndërsa janë infektuar afërsisht 64 mijë persona. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close