
Nju-Jork, 27 qershor 2020 (MIA) – Kompania “Fejsbuk” kumtoi se do të fillojë t’i shënojë publikimet potencialisht të dëmshme në rrethin e saj, të cilat, megjithatë, do t’i lë për shkak të rëndësisë së tyre për opinionin.
Siç transmetojnë agjencitë e huaja, kompania është nën presion që ta kufizojë përmbajtjen e platformës së saj, duke përfshirë edhe publikimet e presidentit amerikan, Donald Tramp.
Themeluesi i “Fejsbukut”, Mark Zakerberg deklaroi se kompania do të ndalojë reklama, në të cilat përshkruhen grupe të ndryshme në bazë të racës dhe statusit emigrues, si kërcënim, transmeton Bi-Bi-Si-ja.
Po ashtu do ta largojë përmbajtjen, madje edhe nëse është e publikuar nga një politikan, nëse vlerëson se nxit dhunë ose bën presion ndaj votimit. bsh/