BotëBotë.Portal

FBI e arrestoi ish të dashurën dhe bashkëpunëtoren e Xhefri Epstein 

Gislejn Maksvell, ish e dashura dhe bashkëpunëtorja shumëvjeçare e të akuzuarit për abuzime seksuale, Xhefri Epstein , është arrestuar, kumtoi zëdhënësja FBI, Adrien Senator.

Nju-Jork, 2 korrik 2020 (MIA) – Gislejn Maksvell, ish e dashura dhe bashkëpunëtorja shumëvjeçare e të akuzuarit për abuzime seksuale, Xhefri Epstein , është arrestuar, kumtoi zëdhënësja FBI, Adrien Senator.

Prokurori amerikan për Qarkun Jugor të Nju-Jorkut deklaroi që gjatë ditës do t’i publikojë akuzat kundër Maksvell për “rolin e saj në abuzimin seksual dhe abuzimin e disa të miturve që i ka kryer Xhefri Epstein.

Maksvell u tërhoq nga publiku pas vdekjes së Epstein, financierit të akuzuar për përdhunim dhe trafik seksual të të miturve për gati dy dekada.

Disa nga viktimat e Epsteinit pretendojnë se Maksvell i mashtronte në shoqërinë e saj dhe se janë ngacmuar seksualisht nga miqtë e tij të fuqishëm dhe nga ai.

Maksvell u arrestua këtë mëngjes në Bradford, Nju Hempshir,  kumtoi zëdhënësja e FBI-së. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close