BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSport.SlajderSvet.Slajder

Faza e pestë e zbutjes së masave në Greqi

Më pak se një muaj pas përfundimit të karantinës, faza e pestë e zbutjes së masave kufizuese dhe kthimit gradual të "normalitetit të ri" fillon sot në Greqi, por edhe këtë herë në kushte dhe rregulla të veçanta, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 1 qershor 2020 (MIA) – Më pak se një muaj pas përfundimit të karantinës, faza e pestë e zbutjes së masave kufizuese dhe kthimit gradual të “normalitetit të ri” fillon sot në Greqi, por edhe këtë herë në kushte dhe rregulla të veçanta, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Pas nxënësve të shkollave të mesme, sot nxënësit e shkollave fillore kthehen në bankat e shkollave dhe hapen edhe kopshtet.

Në të njëjtën kohë, Greqia po përgatitet ngadalë për sezonin turistik, me hapjen e hoteleve që funksionojnë gjatë gjithë vitit, si dhe kampeve.

Prej sot, grekët do të jenë në gjendje të shijojnë kinematë në ambinete të hapura, si dhe të marrin libra nga bibliotekat.

Hiqen të gjitha kufizimet për moshën për stërvitjen e sportistëve në fusha të hapura sportive, që sot lejohet edhe përdorimi i dhomave të zhveshjeve, ndërsa për fundjavën lejohet të fillojnë garat, por pa praninë e publikut.

Prej sot fillojnë të funksionojnë  shërbimet ketering, studot për tatuazhe dhe disa kanë filluar punën disa nga gjykatat.

Gjithashtu , në pesë muajt e ardhshëm, do të ulet TVSH-ja në transportin publik, me autobus, anije, transportin ajror publik dhe atë hekurudhor, si dhe do të ulet TVSH-ja për kafetë dhe pijet joalkoolike dhe biletat e kinemasë.

Hapen shkollat ​​fillore dhe kopshtet

Qeveria greke javën e kaluar, bazuar në propozimin unanim të komisionit kompetent të epidemiologëve dhe për shkak të rrjedhës pozitive të heqjes graduale të masave, por edhe për të siguruar kthimin e nxënësve në mjedisin e tyre natyror – në shkollë, vendosi, sot të vazhdojë mësimin nxënësit e shkollave fillore.

Ditët e fundit, shërbimet komunale kanë punuar intensivisht për dezinfektimin dhe përgatitjen e shkollave fillore dhe kopshteve. Mësimi do të zhvillohet nën rregulla dhe kushte të veçanta, dhe e njëjta do të zbatohet edhe për fëmijët në kopshte.

Antiseptikë në klasë, pastrimi i ambineteve dy herë në ditë, ventilimi natyral, nga një nxënës në bankë në një distancë prej një e gjysmë metër, maksimumi 15 nxënës në secilën klasë, pushimet e alternuara për të shmangur turmat, janë pjesë e rregullave sipas të cilave do të funksionojnë shkollat ​​fillore.

Nëse ka më shumë se 15 nxënës në klasa, ata do të ndahen në dy grupe. Një grup do të ndjekë mësimet të hënën, të mërkurën dhe të premten, tjetri të martën dhe të enjten dhe do të ndryshojë në një javë.

Mbajtja e maskave për nxënësit dhe profesorë nuk është e detyrueshme, por fakultative.

Të njëjtat rregulla që vlejnë për shkollat ​​fillore do të zbatohen edhe për kopshtet e fëmijëve.

Viti shkollor, në vend të 15, do të përfundojë në 26 qershor të 2020-ës dhe kopshtet do të jenë të hapura deri më 31 korrik 2020.

Ulet TVSH-në qarkullimin publik me autobus, atë hekurudhor, ajror dhe me anije në Greqi

Prej sot deri më 31 tetor të vitit 2020, në Greqi, TVSH nga 24 përqind ulet në 13 përqind për qarkullimin publik me autobus, qarkullimin hekurudhor, ajror dhe me anije, për kafe dhe të gjitha pije joalkoolike në kafene dhe restorante dhe për biletat për kinematë verore, gjë e cila pritet të sjellë çmime më të ulëta për produkte dhe shërbime specifike.

Mbetet pyetja nëse dhe sa pronarë të kafeneve dhe objekteve të tjera hoteliere do të vendosin të zbatojnë TVSH-në e ulur direkt mbi çmimet.

Siç ishte rasti kur TVSH-ja u rrit dhe pronarët vendosën që diferenca në çmim duhet të jetë e tyre, jo e klientëve, kështu që tani, nuk përjashtohet mundësia për të bërë të njëjtën gjë, në mënyrë që çmimet të jenë të pandryshuara.

Kryeministri grek Kirijakos Micotakis, në video-mesazhin e tij para qytetarëve dhjetë ditë më parë, duke njoftuar uljen e TVSH-së në mjetet e transportit, tha se ai e dinte se sa i rëndësishëm ishte transporti më i lirë me autobus, anije dhe aeroplan.

“Dhe unë dua që ata që udhëtojnë dhe shkojnë me pushime, këtë verë të kenë këto shërbime  me çmimin më të ulët të mundshëm,” tha Micotakis.

Bileta e transportit publik të Athinës, e cila deri më tani ka qenë 1.40 euro, është ulur për 1,20 euro, çmime të të ulëta paralajmëruan edhe në qarkullimin hekurudhor.

Ulje e TVSH-së për të njëjtën periudhë prej pesë muajsh është parashikuar edhe për paketat turistike. Nga raporti aktual i 80/20, pra TVSH-së nga 13 për qind për 80 për qind të paketës dhe 24 për qind për 20 për qind të paketës, ajo tani është zvogëluar në 90/10, pra me 13 për qind të TVSH-së do të ketë 90 për qind të paketës, dhe pjesa e mbetur një e dhjeta të tatimohet me 24 për qind.

Turizmi grek ngadalë po fillon të hapet me hapjen e hoteleve që punojnë gjatë gjithë vitit dhe kampeve turistike

Prej sot, hotelet janë të hapura gjatë gjithë vitit kanë marrë dritën jeshile për të hapur dyert për turistët dhe e njëjta gjë vlen edhe për kampet në Greqi.

Do të funksionojë në bazë të protokolleve të veçanta shëndetësore, të cilat do të zbatohen edhe për objektet turistike sezonale që do të hapen brenda dy javësh, që do të jetë edhe fillimi zyrtar i sezonit turistik në Greqi, me hapjen e kufijve tokësorë dhe lejeve të udhëtimit për turistë nga 29 vende. sr/fab

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close