BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Fauçi: Vaksina kundër Kovid-19 nuk do të jetë në tërësi efikase

Epidemiologu kryesor amerikan  Entoni Fauçi konsideron  se vaksina kundër koronavirusit nuk do të jetë  100 për qind efikase. Sipas tij, shanset për atë janë shumë të vogla.

Uashington, 10 gusht 2020 (MIA) – Epidemiologu kryesor amerikan  Entoni Fauçi konsideron  se vaksina kundër koronavirusit nuk do të jetë  100 për qind efikase. Sipas tij, shanset për atë janë shumë të vogla.

“Nuk e dimë se sa do të jetë efikase vaksina,  nëse do të jetë 50 ose 60 për qind. Unë do të doja të jetë efikase 75 për qind ose më shumë”, tha Fauço në fjalimin onlajn në seminarin e Universitetit Braun.

Ai gjithashtu, theksoi se koncepti për shëndet publik asnjëherë nuk duhet të braktiset  sepse është e pamundur të zhvillohet vaksinë që është efikase  deri në 98 për qind”, sqaroi Skaj njuz.

“Kjo do të thotë se njerëzit në SHBA dhe pjesët tjera  të botës duhet të vazhdojnë  të mbajnë distancë fizike, të mbajnë maska mbrojtëse dhe t’i shmangin rrëmujat  me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit.

Autoritetet në SHBA potencuan se çdo vaksinë do të duhet  të kontrollohet  para se të lejohet përdorimi i saj. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close