BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Fauçi: Rihapja e ekonomisë amerikane shumë herët mund të çojë në raste të panevojshme të vdekjes

Drejtori i Institutit Kombëtar amerikan të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Entoni Fauçi sot do të dëshmojë para Senatit amerikan me ç'rast do të paralajmërojë për rreziqet e rihapjes ekonomik shumë herët, duke thënë se mund të çojë në "vuajtje dhe vdekje të panevojshme", shkruan "Njujork Tajms".

Nju-Jork, 12 maj 2020 (MIA) – Drejtori i Institutit Kombëtar amerikan të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Entoni Fauçi sot do të dëshmojë para Senatit amerikan me ç’rast do të paralajmërojë për rreziqet e rihapjes ekonomike shumë herët, duke thënë se mund të çojë në “vuajtje dhe vdekje të panevojshme”, shkruan “Njujork Tajms”.

“Nëse i kapërcejmë pikat e kontrollit nga udhëzimet e “Hapeni Amerikën përsëri”, atëherë rrezikojmë shumë vatra në të gjithë vendin,” ka shkruar gazeta duke cituar një email të Fauçit.

“Kjo jo vetëm që do të rezultojë në vuajtje dhe vdekje të panevojshme, por në të vërtetë do të na kthejë mbrapa në përpjekjet tona për t’iu rikthyer normalitetit,” tha ai.

Rreziku i përpjekjes për ta hapur vendin para kohe është mesazhi kryesor që Fauçi dëshiron ta përcjellë deri te Komisionin për shëndetësi, arsim, punë dhe pensione të Senatit në mbledhjen e sotme, shkruar “Njujork Tajms”. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close