0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritAnalizëMakedonija.SlajderPolitikë

“Fati i Çurçilit i Maqedonisë së Veriut” – koment i radios franceze Frans Inter për zgjedhjet

- "Fati i Çurçilit i Maqedonisë së Veriut" - me këtë titull radioja më e dëgjuar franceze Frans Inter, e cila është pjesë e servisit publik, foli me koment të gjatë për zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut, të cilat sipas komentuesit "ishin kyçe për vendin, i cili kishte zgjedhje ndërmjet hyrjes në Bashkimin Evropian ose dorëzimin te sirenat nacionaliste", informon korrespondenti i MIA-s.

Paris, 18 korrik 2020 (MIA) – “Fati i Çurçilit i Maqedonisë së Veriut” – me këtë titull radioja më e dëgjuar franceze Frans Inter, e cila është pjesë e servisit publik, foli me koment të gjatë për zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut, të cilat sipas komentuesit “ishin kyçe për vendin, i cili kishte zgjedhje ndërmjet hyrjes në Bashkimin Evropian ose dorëzimin te sirenat nacionaliste”, informon korrespondenti i MIA-s.

“Është e vërtetë se fati ligjvënës i këtij vendi të vogël ballkanik me gati dy milionë banorë mund të duket si anekdotë. Dhe, megjithatë, ajo që u vendos në Shkup është emocionuese dhe kruciale”, sqaroi Antoni Belanzhe, në një nga kronikat më të dëgjuara “Gjeopolitikë” në radion franceze Frans Inter.

Së pari, thotë ai, situata: Maqedonia e Veriut ishte gjemb në këmbë në gjithë rajonin që nga pavarësia e Jugosllavisë para gati tridhjetë vjetëve. Këtu është koncentruar i gjithë diversiteti etnik në rajon: shumica ortodokse sllave, komuniteti i madh mysliman shqiptarë – një e katërta e popullsisë, romë, e madje edhe pakica turke. Dhe gjithashtu koncentrim i ndikimeve rajonale, sqaron komentuesi.

“Të jem i shpejtë, i keni nga njëra anë nacionalistët të cilët shohin kah Moska dhe socialdemokratët të cilët nga ana e tyre, ëndërrojnë për Evropë dhe NATO. Në mes i keni shqiptarët partitë e të cilëve do ta përcaktojnë kryeministrin e ardhshëm. Por para së gjithash, e keni Greqinë”, thotë analisti francez.

Greqia, siç sqaron Frans Inter “e pranon vetëm një Maqedoni”.

Grekët më shumë se 30 vite e pengonin fqinjin e tyre të vogël që të ekzistojë, duke refuzuar që vendi ta mbante emrin Republika e Maqedonisë. Për Athinën, Maqedonia e vetme dhe e veçantë është greke dhe ka kryeqytet Selanikun. Dukshëm, rezistenca aq e madhe iu shërbente shkëlqyeshëm nacionalistëve nga Shkupi të cilët tashmë 25 vite i shihnin grekët si përbindësha, përkujton Antoni Belanzhe.

“Pastaj erdhi një mrekulli demokratike: në vitin 2016 – socialdemokratët e udhëhequr nga liderii i ri Zoran Zaev – formuan një aleancë me partitë shqiptare dhe morën pushtetin. Pastaj, gjithçka filloi të shpaloset. Zoran Zaev arrin të bëjë për 30 muaj atë që asnjë nga paraardhësit e tij nuk arriti të bëjë në 30 vjet: së pari nënshkrimin në vitin 2018 të marrëveshjes me Greqinë. Vendi që atëherë quhet Maqedonia e Veriut. Pastaj, në mars të këtij viti u bë anëtarja e 30-të e NATO-s. Përfundimisht, ajo do të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për pak muaj, investimet e huaja u dyfishuan dhe Greqia hapi kufirin. Zoran Zaevi është një lloj Çurçili i Ballkanit”, thotë komentuesi.

Frans Inter përkujton edhe, siç theksoi, veton pak të kuptueshme të Parisit për fillimin e negociatave, me çka, në njëfarë mënyre Franca e kishte rolin e “gjeniut të keq” i cili i shkaktoi këto zgjedhje.

“Fati i vendit nuk do të krahasohej me atë të Çurçilit, nëse mungonin djersët, gjaku dhe lotët,apo? Domethënë, duhej të kishte një gjeni të keq në këtë tregim. Dhe ky gjeni i keq, paramendoni, është Franca”, thekson Frans Inter.

Në këtë kontekst komentuesi e thekson vendimin për zgjedhjet e parakohshme.

“Në tetor të vitit 2019, Parisi bllokoi negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Kryeministri Zoran Zaev u përpoq por Parisi nuk e pranoi dhe rezistoi. Kështu që në janar ai u detyrua të shpallë zgjedhje të parakohshme. Arsyet që e bënë Francën pa kompromis në këtë mënyrë janë ndoshta të shkëlqyeshme. Por kërkon shumë kohë për tu shpjeguar. Rezultati i vetos së Parisit është ai që i dha shpresë të re nacionalistëve prorusë dhe me këtë edhe Moskës”, vazhdoi komentuesi.

Ai përfundon se aksionet në zgjedhjet e mëparshme në vend ishin Brukseli ose Moska.

“Moska, e cila po bën gjithçka për të larguar sa më shpejtë Shkupin nga Brukseli dhe NATO-ja. Këto ishin aksionet e zgjedhjeve parlamentare: Brukseli ose Moska. Pasiguria vazhdon të mbetet. Të dy palët marrin 35 deri 36% të votave në favor të euorofilëve. Në fund të fundit, socialdemokratët duhet të flasin me partitë shqiptare dhe të shmangin mallkimin e famshëm të Çurçillit, sipas të cilit një hero e çoi popullin e tij drejt fitores, por i humbi zgjedhjet, pavarësisht asaj që nuk i pëlqen Parisit”,  përfundon kronika “Gjeopolitika” e Frans Inter. fc/

 

 

 

Back to top button
Close
Close