BotëBotë.PortalSvet.Slajder

FAO, OBSH DHE OBT: Ekziston rrezik nga mungesa e ushqimit për shkak të ndikimit të koronavirusit mbi tregtinë botërore

Ekziston rrezik nga "mungesa e ushqimit" në botë, si rezultat i ndikimit të koronavirusit mbi  tregtinë botërore dhe zinxhirët e furnizimit,  paralajmëruan  Organizata  Botërore e Shëndetësisë (OBSH), FAO e Kombeve të  Bashkuara  dhe Organizata  Botërore  e Tregtisë(OBT).

Gjenevë, 1 prill, 2020 (MIA) – Ekziston rrezik nga “mungesa e ushqimit” në botë, si rezultat i ndikimit të koronavirusit mbi  tregtinë botërore dhe zinxhirët e furnizimit,  paralajmëruan  Organizata  Botërore e Shëndetësisë (OBSH), FAO e Kombeve të  Bashkuara  dhe Organizata  Botërore  e Tregtisë(OBT).

“Pasiguria rreth arritshmërisë së ushqimit mund të shkaktojë kufizime të eksportit, që mund të krijojë mungesë në tregun botëror”, citohet  në kumtesën e përbashkët të shefit të Organizatës për ushqim dhe bujqësi të Kombeve të Bashkuara (FAO), Kju Dong’ju, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Ad’han Gebrejesus dhe drejtori i OBT-së, Roberto Azevedo.

Tre organizatat e theksojnë vlerën për mbajtje të këmbimit tregtar “veçanërisht  që të shmanget mungesa e ushqimit”:

Ato shprehin brengë për “ngadalësimin e qarkullimit  të punëtorëve  në industrinë  bujqësore dhe ushqimore”, që konsiderojnë se do të rrezikojë shumë bujq perëndimor, si dhe “ngecjen e kufijve për kontenjerët me mallra”, që mund të sjellë deri te prishja e ushqimit.

Të tre e theksojnë nevojën për “mbrojtje të të punësuarve  në prodhimtari,  përpunim dhe distribuim të ushqimit”, për t’u minimizuar përhapja e virusit  në atë sektor.

“Kur bëhet fjalë për mbrojtje të shëndetit dhe mirëqenies së banorëve, shtetet duhet të sigurohen  se masat nuk i prishin zinxhirët  për furnizim me ushqim”, paralajmëruan shefat e OBSH-së, OBT-së dhe FAO-së.

Ata theksojnë se në këtë periudhë bashkëpunimi ndërkombëtar është i rëndësishëm.

“Ne duhet  të sigurohemi se përgjigjja jonë e pandemisë së Kovid-19  jo me qëllim duhet të krijojë mungesë të paarsyeshme të prodhimeve të rëndësishme dhe t’i zgjerojë  urinë dhe mosushqyerjen”, përfundohet në kumtesën e tre institucioneve.

FAO, në ueb faqen e saj thekson se “nuk ka nevojë për panikë”.

“Në botë ka ushqim të mjaftueshëm për të gjithë. Politikanët në një pjesë të botës duhet të jenë të kujdesshëm të mos i përsërisin  gabimet e bëra gjatë  krizës  me ushqimin në vitin 2007 dhe 2008 dhe ta shndërrojnë  këtë krizë shëndetësore në ushqimore,  që mund të shmanget në tërësi”, thonë nga FAO.

Disa shtete,  megjithatë, filluan me ndalesën e eksportit. Vietnami, prodhuesi i tretë  më i madh i orizit në botë,  e ndaloi eksportin e atij drithëri, ndërsa Kazakistani e ndaloi eksportin e miellit dhe prodhimet e grurit.  sa/

Таг
Back to top button
Close
Close