BotëBotë.PortalSvet.Slajder

FAO: Numri i të uriturve në Afrikë mund të rritet pesëfish

Numri i të uriturve në Afrikën Perëndimore mund të rritet pesë fish nëse gjendja globale epidemiologjike vazhdon të përkeqësohet, kumtoi Zyra e Organizatës për ushqim dhe bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO) për Afrikën Perëndimore.

Romë, 28 prill 2020 (MIA) – Numri i të uriturve në Afrikën Perëndimore mund të rritet pesë fish nëse gjendja globale epidemiologjike vazhdon të përkeqësohet, kumtoi Zyra e Organizatës për ushqim dhe bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO) për Afrikën Perëndimore.

Sipas FAO, mungesa e ushqimit është shkaktuar prej përleshjeve në pjesën perëndimore të Afrikës, ndërsa në mënyrë shtesë është përkeqësuar për shkak pandemisë me koronavirusin e ri.

“Në Afrikën Perëndimore, më shumë se 11 milion njerëz kanë nevojë për ndihmë ushqimore, kryesisht për shkak të konflikteve në atë rajon. Numri i tyre do të vazhdojë të rritet dhe mund të arrijë në 17 milion njerëz në periudhën nga qershori deri në gusht, nëse nuk reagohet shpejt. Nëse epidemia vazhdon të përkeqësohet, rreth 50 milion njerëz në rajon mund të përballen me urinë. Ata që janë tashmë të uritur dhe të zhvendosur do të jenë në rrezik ekstrem”, vlerëson  FAO.

Shkalla e mungesës së ushqimit në Afrikën Perëndimore është një nga më të lartat në botë. Rreth 2.5 milionë fëmijë, një e katërta e tyre në Burkina Faso, Mali dhe Niger, vuajnë nga kequshqyerja e rëndë dhe akute. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close