BotëBotë.PortalSvet.Slajder

FAO: Në qershor, për herë të parë sivjet, është rritur çmimi i ushqimit

Çmimi i ushqimit në botë, në qershor, është rritur për herë të parë sivjet dhe tregon stabilizim të vogël pas rënies së mprehtë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, bëri të ditur sot Agjencia për Ushqim dhe Bujqësi pranë OKB-së (FAO).

Nju-Jork, 2 korrik 2020 (MIA) – Çmimi i ushqimit në botë, në qershor, është rritur për herë të parë sivjet dhe tregon stabilizim të vogël pas rënies së mprehtë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, bëri të ditur sot Agjencia për Ushqim dhe Bujqësi pranë OKB-së (FAO).

Indeksi i FAO-s të çmimit të shportës me produktet themelore të ushqimit  është rritur për 2,4 për qind në krahasim me muajin paraprak, mesatarisht 93,2 pikë.

Në kushte të pasigurisë së vazhduar të tregut, çmimet e  vajrave bimore, sheqeri  dhe prodhimet e qumështit janë stabilizuar pas rënies së mprehtë në maj, duke mbërritur nivel më të lartë në disa muaj, derisa çmimet e drithërave dhe mishit kanë mbetur nën presion të tregut, theksohet në raport.

Çmimet e vajrave bimore më tepër janë rritur në qershor për 11,3 për qind, që është reflektim, para së gjithash, në rritjen e çmimit të vajit të palmës, si rezultat i rimëkëmbjes së kërkesës globale dhe frikës për probleme të mundshme me prodhimin, si rezultat i mungesës së punëtorëve emigrantë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Indeksi, i cili tregon lëvizje të çmimeve të prodhimeve të qumështit është rritur për katër për qind, por çmimet e të gjitha elementeve të saj kanë mbetur nën nivel të vërejtur para përhapjes së pandemisë, thuhet në raport. ar/

Back to top button
Close
Close