EvropëEvropë.Portal

Familjet e viktimave nga koronavirusi në Lombardi kërkojnë nga Fon der Lajen dhe Ragnar që ta ndjekin hetimin

Familjet e të vdekurve nga Kovid19 në Lombardi të cilët një muaj më parë ngritën padi në gjykatën e Bergamos kundër politikanëve për të cilët mendojnë se janë përgjegjës për atë që nuk kanë reaguar si duhet ndaj pandemisë, tani kanë dërguar një letër deri te kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen dhe kryetarit të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, Robert Ragnar Spano.

Romë, 14 korrik 2020 (MIA) – Familjet e të vdekurve nga Kovid19 në Lombardi të cilët një muaj më parë ngritën padi në gjykatën e Bergamos kundër politikanëve për të cilët mendojnë se janë përgjegjës për atë që nuk kanë reaguar si duhet ndaj pandemisë, tani kanë dërguar një letër deri te kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen dhe kryetarit të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, Robert Ragnar Spano.

Familjet po kërkojnë nga ata që ta “ndjekin procesin e hetimit në Lombardi”, sepse ata besojnë se ekuilibri tragjik i pandemisë në Lombardi përmban “elemente të një krimi kundër njerëzimit në kundërshtim me Kushtetutën Italiane dhe Deklaratës së BE-së për të Drejtat themelore të njeriut”.

Gjatë kohës së pandemisë nga Kovid-19 në Lombardi kanë vdekur 16,757 persona, kryesisht më të moshuar. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close