0_Web_AktualeBotëBotë.Portal

Familja e Fllojdit kërkon ndihmë nga Kombet e Bashkuara

Familja e Xhorxh Fllojdit kanë kërkuar që Kombet e Bashkuara të ndërhyjnë në rastin dhe të dërgojnë rekomandim për të reformuar policinë në SHBA.

Uashington, 8 qershor 2020 (MIA) – Familja e Xhorxh Fllojdit kanë kërkuar që Kombet e Bashkuara të ndërhyjnë në rastin dhe të dërgojnë rekomandim për të reformuar policinë në SHBA.

Familja dhe avokati i tyre, Ben Kramp, kanë dërguar letër në KB duke i kërkuar Organizatës Botërore të hetojë vdekjen e Fllojdit dhe për qeverinë e SHBA-së të ngrejë akuzë kundër zyrtarëve të policisë të përfshirë në vrasjen e tij.

Familja e Fllojdit kërkon gjithashtu proces gjyqësor të pavarur dhe autopsi për çdo vrasje policore.

“SHBA një kohë të gjatë kanë formalitet dhe praktikë të privimit të zezakëve nga e drejta e tyre e jetës… Kur një grup njerëzish të çfarëdo kombësie privohen sistematikisht me dekada nga e drejta universale e jetës së njeriut, atëherë duhet t’i drejtoheni bashkësisë ndërkombëtare për mbështetje dhe në OKB për ndërhyrjen e tyre”, theksoi avokati Kramp.

Të dy strategët ligjor ndërkombëtar Jotaka Edi dhe Xhasmin Rand thanë që dështimi për të zgjidhur dhunën policore ka qenë “racizëm i armatosur kundër afrikano-amerikanëve”.

“Komentet e presidentit Tramp nga 1 qershori i vitit 2020 në të cilat thekson mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për të mbajtur armë është mbi të drejtat e afrikano-amerikanëve për jetën, rrit urgjencën e lutjes në KB, sepse besojmë se komentet e tij do të nxisin sjellje të dhunshme dhe dhunë kundër afrikano-amerikanëve”, theksuan Edi dhe Rand. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close