Kultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

Fakulteti i Arteve i UT-së organizoi ekspozitë dhe koncert online në mbështetje të mjekëve që përballen me pandeminë e Kovid -19

 Absolventët e Fakultetit të Arteve të Universitetit i Tetovës, përmes një ekspozite dhe koncerti online kanë shprehur falënderimin, mirënjohjen dhe përkrahjen e tyre për personelin mjekësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm, të cilët për çdo ditë punojnë me përkushtim të jashtëzakonshëm kundër përhapjes së virusit korona.

Tetovë, 2 qershor 2020 (MIA) – Absolventët e Fakultetit të Arteve të Universitetit i Tetovës, përmes një ekspozite dhe koncerti online kanë shprehur falënderimin, mirënjohjen dhe përkrahjen e tyre për personelin mjekësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm, të cilët për çdo ditë punojnë me përkushtim të jashtëzakonshëm kundër përhapjes së virusit korona.

“Përkushtimi i mjekëve tanë dhe kudo në botë, është për t’u përshëndetur, për t’u marrë model se si profesionistët e vërtetë, heronjtë tanë punojnë me orë të tëra në shërbim të njerëzimit dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre”, theksojnë organizatorët e kësaj veprimtarie artistike, profesor Reshat Ameti dhe profesor Blerim Grubi.

Në këtë aktivitet të përbashkët morën pjesë studentët e viti të tretë, të klasës së profesor Reshat Ametit, drejtimi i Pikturës: Lejla Zilbeari, Dilale Bojniku,Haxher Ajeti,Liridon Zuberi dhe studentët e vitit të katërt të drejtimit Arsimor: Dea Salihi, Besnik Jakupovski, Arbana Dehari, Ermira Rexhepi, Feriz Kurtaj, Emnur Aliji, Almedina Bajrami dhe Arbina Bexheti.

Ndërkaq, nën udhëheqjen artistike të profesor Blerim Grubit, nën orkestrimin e Tomor Berishës, realizimin teknik të Taulant Rufatit dhe Emin Fejzullahit, Orkestra Kamertale e Harkorëve të Rinj e zhvilloi programin e saj artistik me këngë të njohura, si: “O moj bukuroshe” (Z.Tupeci), “Moj e bukura More” (popullore), “Kënga e Rexhës” (popullore) dhe “Hey Jude” (Beatles). Programi artistik u realizua nga: Zana Zumeri, Rezona Abdili, Valentina Haliti, Funda Ali, Endrit Ameti, Gurina Salihu (violinë); Ardita Osmani, Enalda Shehu, Bardha Tairi (violë); Arbëreshë Ademi, Gresa Memeti dhe Blerta Shehu (violonçel).

Aktivitete të kësaj natyre me karakter human, shtojnë nga UT, Fakulteti i Arteve dhe njësitë tjera akademike të UT-së kanë realizuar edhe në raste të tjera, duke dhënë shembull se, solidariteti, humanizimi dhe përkrahja janë vlerë për njerëzimin. shk/

Back to top button
Close
Close