BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Fakte të deritanishme për përhapjen e koronavirusit

- Presidenti kinez Si Xhinping thirri takim urgjent në Politbyronë për shqyrtimin e masave për luftë me përhapjen e koronavirusit.

Pekin, 25 janar 2020 (MIA) – Presidenti kinez Si Xhinping thirri takim urgjent në Politbyronë për shqyrtimin e masave për luftë me përhapjen e koronavirusit.

Fakte pasi u përhap koronavirusi:

-Deri më tani është vërtetuar se ka 41 viktima nga ai virus në Kinë nga 24 janari dhe se janë sëmurë 1.287 persona.

-OBSH-ja theksoi se përhapja e virusit shënon gjendje të jashtëzakonshme për Kinën, dhe se ende nuk është rast urgjent global.

-Kina duhet të ndërmarrë masa më të rrepta për parandalimin e përhapjes, informon televizioni shtetëror.

-Deri më tani virusi i panjohur u paraqit në fund të vitit të kaluar në tregun e kafshëve në Vuhan.

-Simptomat janë temperaturë, kollitje dhe frymëmarrje e rënduar.

-Kina thotë se virusi lëviz dhe mund të bartet përmes kontaktit njeri me njeri.

-Më të prekur janë personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.

-Tre ekipe hulumtuese filluan me punën e zhvillimit të vaksinës potenciale, bëri të ditur Koalicioni për parandalimin e epidemive.

– Shkencëtarët shpresojnë se do t’i testojnë vaksinat e para të mundshme pas tre muajve.

-Vuhani, qytet me 11 milionë, është me kufizime serioze në udhëtime, me komunikacion urban të mbyllur dhe aeroporte të mbyllura.

-Kina i këshillon njerëzit që të shmangin rrëmujat, dhe 10 qytete në provincën qendrore Hubei, ku gjendet Vuhani, e suspenduan transportin.

-Pekini e mbylli qasjen turistike deri te qyteti i ndaluar dhe i anuloi tubimet e mëdha, në mesin e të cilave edhe dy panaire hënore të Vitit të Ri, u mbyllë për vizitë edhe Muri i Madh.

-Parku Dizni në Shangaj është mbyllur prej sot.

-Aeroportet përgjatë botës e përforcuan kontrollin e udhëtarëve.

KINË

Më së shumti të infektuar ka në Vuhan – deri më tani janë vërtetuar 1.300 raste. Ka të sëmurë në Makao dhe në Hong-Kong.

FRANCË

Në këtë shtet ka tre raste të të infektuarve – shteti i parë evropian i goditur nga sëmundja e re. Një është infektuar në Bordo, një tjetër në Paris. I treti i sëmurë është i afërm i dy të tjerëve. Që të tre kishin qenë në Kinë. Për momentin janë në karantinë.

JAPONI

Autoritetet shëndetësore kumtuan sot për të sëmurin e tretë në shtet.

AUSTRALI

Është konfirmuar rasti i parë i të sëmurit nga virusi. Bëhet fjalë për një burrë i cili në Melburn kishte arritur nga Kina para një jave. Autoritetet tashmë po hetojnë të gjithë personat të cilët kishin udhëtuar në aeroplanin e njëjtë ku ishte edhe i sëmuri.

MALAJZI

Edhe ky shtet konfirmoi për tre raste sot. Të gjithë janë kinezë të cilët kishin qenë në Vuhan. Janë infektuar një grua 66-vjeçare dhe dy vajza të moshës 2 dhe 11-vjeçare.

NEPAL

Një i regjistruar – 32-vjeçar i cili kishte ardhur në Vuhan. Ai është i pari i cili është shëruar nga sëmundja. Tashmë e ka lëshuar spitalin.

SINGAPOR 

Tre raste të të sëmurëve nga koronavisrusi. Të gjithë ishin në Vuhan.

KOREJA JUGORE

Rasti i dytë i konfirmuar sot në atë shtet. Që të dy të sëmurët ishin në Vuhan.

TAJVAN

Tre raste me infektim të konfirmuar. U dha urdhër që të kthehen të gjithë që vijnë deri në Vuhan.

TAJLANDË

Pesë të sëmurë – katër kinezë nga Vuhani dhe një grua 73-vjeçare nga Tajlanda e cila ishte për vizitë te disa të afërm në Vuhan.

SHBA

Dy raste të të sëmurëve – një në afërsi të Sietllit dhe një në Çikago.

VIETNAM

Dy raste të qytetarëve të sëmurë në Vietnam – një burrë i cili kishte qenë në Vuhan dhe e kishte infektuar djalin. fc/

 

Back to top button
Close
Close