EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Fajzer shtroi kërkesë për autorizimin e vaksinës në BE

Kompania farmaceutike Fajzer/BioNTeh kumtoi se sot ka shtruar kërkesë në Agjencinë evropiane të barërave (EMA) për autorizimin e vaksinës së saj deri në fund të këtij viti, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 1 dhjetor 2020 (MIA) – Kompania farmaceutike Fajzer/BioNTeh kumtoi se sot ka shtruar kërkesë në Agjencinë evropiane të barërave (EMA) për autorizimin e vaksinës së saj deri në fund të këtij viti, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Agjencia evropiane e barërave porositi se në periudhën e ardhshme do ta shqyrtojë këtë kërkesë dhe se nëse konstaton se përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet, ajo do të japë miratim për komercializimin e kushtëzuar, me çka mundet deri fund të këtij viti vaksina e Fajzerit të lëshohet në qarkullim.

Fajzer/BioNTeh dhe Moderna janë kompanitë e para të cilat kanë paralajmëruar se kanë zhvilluar vaksinë kundër Kovid-19, vaksina e Fajzer ka efikasitet prej 95 për qind, kumtoi kompania.

Moderna gjithashtu ka shtruar kërkesë në BE ndërsa njëherësh edhe në SHBA.

AstraZeneka është kompania e tretë e cila zhvilloi vaksinë me shkallë të lartë efikasiteti. Agjencia e barërave e BE-së porositi se është në proces të analizës së vazhdueshme të vaksinave. Vetëm me dritë jeshile prej EMA mundet që vaksinat të komercializohen në tregun evropian. shk/

Back to top button
Close
Close