0_MIA Investigon.PortalE përzgjedhur

Evropën në vitin 2020 e pret një ferr politik

Bregziti për Bashkimin Evropian paraqet kokëdhimbje më të madhe pasi Britania e Madhe para më shumë se tre vjet votoi për dalje nga Unioni. Britanisë së Madhe për Bregzitin iu deshën më shumë sesa planifikoi - saktë 1.274 ditë, tre shtyrje dhe dy dalje në zgjedhje parlamentare.

1 janar 2020

Si-en-en, Atlantë 

Bregziti për Bashkimin Evropian paraqet kokëdhimbje më të madhe pasi Britania e Madhe para më shumë se tre vjet votoi për dalje nga Unioni. Britanisë së Madhe për Bregzitin iu deshën më shumë sesa planifikoi – saktë 1.274 ditë, tre shtyrje dhe dy dalje në zgjedhje parlamentare.

Si-en-en-i në analizën e vet shkruan se derisa Brukseli të gjithë energjinë e vet diplomatike e shpenzoi në problemin e quajtur Bregzit, ai neglizhoi një numër të  madh problemesh nga vendet e tjera anëtare. Ndërsa këto probleme paraqesin kërcënim më të madh afatgjatë sesa që Bregziti ndonjëherë mund të paraqiste.

Sepse BE-ja, para së gjithash, i minon  anëtaret e saj të cilat i injorojnë ligjet evropiane,   shmangen nga standardet e larta evropiane  për të drejtat e njeriut dhe në fytyrë i qeshen shprehjes së lirë, vlerëson analisti i Si-en-en-it, Luk Megri.

A mundet BE-ja ta hedhë poshtë një vend anëtar që i shkel ligjet?

Shembulli më i ri vjen nga Polonia, ku Gjykata Supreme ishte e detyruar ta paralajmërojë Partinë Ligj dhe  Drejtësi në pushtet se reformat gjyqësore që dëshiron t’i vendosë aq në mënyrë drastike munden t’i shkelin ligjet evropiane që Polonia mund të nxirret nga BE-ja.

Gjithsesi, kjo më tepër është dramatizim sesa udhëheqje reale, sepse Brukseli praktikisht nuk ka mënyrë të largojë një anëtare të tij. Në të vërtetë, është e saktë se reformat e propozuara, që Qeverisë do t’i mundësonin t’i ndëshkojë gjykatësit për shkak të angazhimit politik, e kanë injoruar kërkesën e BE-së për pavarësinë e gjykatave nga Qeveria.

Për momentin gjithçka që mund të bëjë Brukseli është ta pezullojë të drejtën e votimit të shtetit anëtar në Këshillin Evropian dhe në institucionet e tjera, në pajtim me nenin 7 të marrëveshjes për BE, në rast se konfirmohet se një anëtare i shkel parimet themelore të BE-së, këtë mund ta bëjë  vetëm në rast se të gjitha vendet të tjera anëtare unanimisht marrin vendim. Ndërsa në praktikë, shanset për këtë janë zero.

BE-ja tashmë ka hapur procedurë kundër Polonisë sipas nenit 7 dhe, para së gjithash, kundër Hungarisë, por kjo nismë tani për tani nuk ka dhënë kurrfarë rezultati.

Neni 7 nuk funksionin sepse “anëtaret delikuente” mbrohen

“Neni 7 asnjëherë nuk ka qenë i dimensionuar që të merret me situatë në të cilën ekziston më shumë se një shtet delikuent”, për Si-en-en-in komenton Ronan Magri, profesor i të drejtës evropiane në Kolegjin Universitar Londër.

Për momentin disa “shtete të tilla delikuente” krijojnë ndarje në Union. Kryeministri hungarez Vikor Orban tashmë ka sugjeruar se ka ngritur veto kundër pezullimit të Polonisë. Hungaria, gjithsesi, e pret mbështetjen e njëjtë nga presidenti polak Andzhej Duda. Vetë Orbani në qeverisjen e tij nëntëvjeçare i ka drejtuar sulmet mbi gjyqësorin hungarez, komunitetin akademik, bankën  qendrore dhe mediat, ndërsa e gjithë kjo nën agjendën e “demokracisë neoliberale”.

Edhe në zgjedhjet e fundit evropiane në maj blloqet kryesore proevropiane të qendrës së majtë dhe të djathtë  për herë të parë e humbën shumicën, ndërsa populistët e djathtë  dhe euroskeptikët, edhe pse nuk kanë realizuar rezultat siç kanë pritur, u bënë forcë serioze në PE.

Unioni i Nacionalistëve Evropianë, nga  ato polake dhe hungareze deri ato gjermane, austriake, franceze dhe italiane, nuk është prej dje. Kryetarja e Tubimit Kombëtar (ish fronti  kombëtar) Marin Le Pen vitin e kaluar paralajmëroi se Evropa ndodhet në “kthesë historike” dhe se “globalizimi i egër po lëviz drejt fundit të vet”.  Hovi kryesor i populistëve të djathtë, përveç mospajtimeve me Brukselin për vlerat evropiane, është kriza e migrimit për të cilën Brukseli dëshiron të zgjidhet në mënyrë të përbashkët, derisa vendet si Hungaria për atë nuk duan as të dëgjojnë.

Plani i populistëve të djathtë është që ta “shkatërrojnë Evropën”

Në një shkrim të madh hulumtues në maj “Shpigel”-i gjerman paralajmëroi se plani i këtyre populistëve të djathtë, nga Orbani dhe Le Peni deri te presidenti i Ligës së Veriut, Mateo Salvini ta “shkatërrojnë Evropën” edhe atë nga brenda, nga institucionet e saj.

Njëkohësisht, skandali me kryetarin e e Partisë FPO të Austrisë, Hajnc Kristijan Shtrahe, dhe marrëveshjet e tij me oligarkët rusë  që solli deri në shpërbërjen e  Qeverisë austriake treguan sa nacionalistët   në esencë janë të prirur të përzihen me vende të huaja dhe armiqësore, siç është Rusia, edhe atë në një kohë kur thirren në “sovranizëm” dhe thirrin kundër Brukselit të “tjetërsuar”.

Parlamenti Evropian, përndryshe, edhe kundër Maltës votuan rezolutë  me të cilën kërkon dorëheqjen e kryeministrit Josef Muskat, të cilin seriozisht e akuzon për lidhshmëri me vrasjen e gazetares hulumtuese Dafne Kuruana Galicija.

“Ngjarjet në Maltë viteve të fundit kanë sjellë në kërcënime serioze dhe të përhershme për sundimin e të drejtës”, porositi PE, duke e përshëndetur paralajmërimin e Komisionit Evropian se edhe kundër Maltës mund të hapet procedurë sipas nenit 7.

Edhe Kroacia nën kritika për minim të  vlerave evropiane rreth lirisë së mediave

Qeveria kroate, gjithashtu, u gjet nën presion, shkruan Si-en-en-i, sepse nuk ka ka reformuar ligjet ekzistuese që t’i mbrojë gazetarët, të cilët për shkak kryerjes së punës së tyre marrin padi.  Kritika të ngjashme rreth lirisë së mediave Be-ja u ka dërguar edhe Greqisë dhe Bullgarisë. Për momentin Evropa ashpër po shkon drejt  krizës së besimit reciprok në vlerat dhe ligjet e përbashkëta. Ndërsa besimi me siguri është shtylla qendrore e unitetit dhe stabilitetit  evropian.

Kur përmendet Kroacia, gjithsesi, duhet të përmendet edhe e gjithë seria e akuzave se policia kroate rrah, maltreton, vjedh dhe në mënyrë të paligjshme kthen emigrantët të cilët i kap se ilegalisht kanë hyrë në vend. Edhe këtë muaj eurodeputeti gjerman i të Gjelbërve, Erik Markard, i akuzoi policët kroatë se “ndaj njerëzve sillen si ndaj milingonave” dhe konstaton se emigrantët “në kufirin e jashtëm të BE-së ndodhen në rrezik jete”. Por, për dallim nga liria e mediave dhe vlerave të tjera evropiane, është e habitshme mungesa  e reagimit të Komisionit Evropian në këtë rast.

BE-ja mund të shkatërrohet nga refuzimi i anëtareve  që t’i respektojnë ligjet evropiane

Problemi kryesor është se anëtaret e BE-së i mbikëqyr Gjykata Evropiane, dhe pritet se gjykata kombëtare do ta respektojnë të drejtën evropiane.

“Rrjeti i rregullave sipas të cilave shtete anëtare automatikisht i njohin vendimet e anëtareve të tjera rrezikohet me minimin e sundimin e të drejtës. BE-ja në të vërtetë është burokraci e vogël  dhe në shumë gjëra varet nga gjykatësit kombëtarë dhe nëpunës shtetërorë të cilët i zbatojnë ligjet”, thekson Mekgri

Njëjtë mendon edhe Çarls Kraford, ish ambasador britanik në Poloni.

“Çfarë mund ta shkatërrojë Unionin? Nuk do ta shkatërrojnë vet shtetet anëtare të cilat një ditë do të takohen dhe do të thonë se gjithçka ka mbaruar. Kjo që mund ta lëvizë kolapsin e BE-së janë ato shtet që porosisin, ne në të vërtetë tashmë nuk e pranojmë primatin e ligjeve të BE-së; tha Kraford.

Karotë apo bastun 

Evropa duhet urgjentisht të veprojë nëse dëshiron të mbijetojë. Pyetja është vetëm si do t’i kthejë unitetin dhe besimin, me ndihmën e karotës apo bastunit. Përveç nenit 7, BE-ja mund të caktojë çfarë pjesë të buxhetit do të pranojë shteti anëtar në pajtim me sjelljen e vet.  Ndërsa kombeve, siç janë Polonia dhe Hungaria, sigurisht u duhen ato para. Sepse parashtrohet pyetja sa është i gatshëm Bashkimi Evropian, me qëllim të vetëruajtjes, të fillojë më seriozisht të përzihet në politikën e brendshme të shteteve anëtare.

“Ky është një kërcënim shumë i madh ndaj BE-së sesa Bregziti. Bregziti madje mund ta përforcojë Unionin”, tha Mekgri. ar/

Back to top button
Close
Close