Gratë fillojnë të luajnë rol gjithmonë e më të rëndësishëm në organizatën xhihadiste Shteti Islamik, si në luftërat ashtu edhe në sulmet terroriste në vendet perëndimore, kumtoi Agjencia policore evropiane - Europol, duke paralajmëruar se kjo mund të ketë pasoja afatgjate për grupet tjera xhihadiste.