EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Eurodeputetët të shqetësuar për të drejtat e qytetarëve shkaku i Bregzitit

Parlamenti Evropian në seancën e sotme plenare në Strasburg ka theksuar se patjetër të jepen garanci për mbrojtjen e qytetarëve dhe pastaj të japin pëlqimin e tyre për marrëveshjen për dalje të Mbretërisë së Bashkuar nga BE, njofton korrespondenti i MIA-s në Strasburg.

Strasburg, 15 janar 2020 (MIA) – Parlamenti Evropian në seancën e sotme plenare në Strasburg ka theksuar se patjetër të jepen garanci për mbrojtjen e qytetarëve dhe pastaj të japin pëlqimin e tyre për marrëveshjen për dalje të Mbretërisë së Bashkuar nga BE, njofton korrespondenti i MIA-s në Strasburg.

Në Rezolutën e sjellë sot eurodeputetët kanë bërë bilanc të të drejtave të qytetarëve në kuadër të Bregzitit dhe theksojnë se vendimi i tyre të miratojnë marrëveshjen për tërheqje është marrë parasysh “përvoja e fituar dhe garancitë e siguruara” lidhur me mbrojtjen e tyre. PE ka shprehur frikën e saj për procedurën që përdoret për marrjen e statusit të qëndrimit të përhershëm për përpunimin e aplikacioneve në mungesë të dokumentit fizik me të cilën vërtetohet e drejta e qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar për kandidatë të cilët marrin statusin, po edhe qasjen e tyre.

Eurodeputetët dyshojnë në krijimin e pavarësisë së “pushteteve të pavarura” të Britanisë së Madhe të paraparë me marrëveshjen për tërheqje, duke potencuar se atë do të kishin përshëndetur vënien e kontrollit të përbashkët të PE-së dhe Parlamentit të Britanisë së Madhe.

Rezoluta është miratuar me 610 vota “për”, 29 vota “kundër” dhe 68 të “përmbajtur” pas debatit të së martës e cila kryesisht është fokusuar në të ardhmen e lëvizjes së lirë dhe zgjidhjeve për kufizimin e pasojave të Bregzitit mbi jetët e qytetarëve.

Që marrëveshja e Bregzitit të hyjë në fuqi patjetër të miratohet nga PE me shumicë të thjeshtë. PE do të votojë për marrëveshjen për tërheqje pasi të përfundojë procesi i ratifikimit në Britani të Madhe.

Pjesa e dytë e marrëveshjes për tërheqje i mbron qytetarët evropian në Britani të Madhe dhe qytetarët britanik në shtete tjera të BE-së si dhe familjet e tyre. Sipas dispozitave, të gjitha të drejtat e sigurimit social sipas legjislacionit evropian do të ruhen, ndërsa të drejtat e qytetarëve do të garantohen përjetësisht. Implementimi dhe praktikimi i këtyre dispozitave do të mbikëqyret nga organ i pavarur, autorizime të cilat do të jenë të barabarta me ata të KE-së. tg/fab

 

 

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close