0_Web_AktualeEvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Eurodeputetët refuzojnë të pranojnë marrëveshjen për buxhetin e ri të BE-së

Eurodeputetët pasdite e miratuan rezolutën, me të cilën kërkojnë ndryshime në marrëveshjen afatgjate për buxhet të Bashkimit Evropian, duke përfshirë planet për burimet e BE-së dhe sundimin e ligjit. Ata nuk do të pajtohen me marrëveshjen afatgjate të propozuar për buxhetin e BE-së, kumtuan ata sot, të zemëruar për shkak të zvogëlimit të shpenzimeve, transmeton DPA.

Bruksel, 23 korrik 2020 (MIA) – Eurodeputetët pasdite e miratuan rezolutën, me të cilën kërkojnë ndryshime në marrëveshjen afatgjate për buxhet të Bashkimit Evropian, duke përfshirë planet për burimet e BE-së dhe sundimin e ligjit. Ata nuk do të pajtohen me marrëveshjen afatgjate të propozuar për buxhetin e BE-së, kumtuan ata sot, të zemëruar për shkak të zvogëlimit të shpenzimeve, transmeton DPA.

Parlamenti Evropian duhet ta aprovojë buxhetin e BE-së prej 1.074 miliardë eurove, i cili ditën e martë u miratua në nivelin politik. Marrëveshja u arrit pas katër ditësh bisedimesh intensive mes liderëve të BE-së, gjatë së cilës u vërejt disa herë se bisedimet do të kenë sukses.

Por derisa pjesa më e madhe e liderëve e mirëpriten pakon si “historike”, deputetët nga shtatë grupet politike në Parlament, sot ishin kritikë.

“Ne nuk jemi gati për momentin të gëlltisim pilulën e hidhur që na keni ofruar”, tha kryetari i Partisë Popullore Evropiane Manfred Veber, duke cituar deklaratën e mëparshme të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen.

Veber tha se propozimi për buxhetin afatgjatë të BE-së, kishte shkurtime dramatike në kujdesin shëndetësor, për të cilat tha se ishin “të jashtëzakonshme” gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Shkurtimet e tjera janë në fushën e inovacionit dhe mbrojtjes”, tha lideri i grupit më të madh politik në PE.

Pakoja gjithashtu ka nevojë për definicion të qartë se si sundimi i ligjit lidhet me shpenzimet e BE-së, tha kryetari i grupit të qendrës së djathtë.

Garsia Perez nga grupi i Socialdemokratëve, fraksioni i dytë më i madh politik në Parlamentin Evropian, tha që grupi “nuk do të pranojë” zvogëlimet e planifikuara të shkurtimeve të jashtme në programet e orientuara drejt së ardhmes.

Kryetarët e grupeve të tjera politike në PE, gjithashtu kritikuan marrëveshjen e BE-së për buxhetin e ardhshëm. bs/bsh/

Back to top button
Close
Close