BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Eurodeputetët Fajon dhe Bilçik të brengosur me idenë për uljen e censusit zgjedhor në Serbi

Tanja Fajon dhe Vlladimir Bilçik, anëtarë të delegacionit të Parlamentit Evropian në dialogun ndërpartiak në Parlamentin serb, deklaruan se janë të "brengosur dhe të intriguar" me uljen e censusit zgjedhor prej pesë në tre për qind në Serbi, për shkak të asaj që kjo ide nuk ishte temë e dialogut.

Beograd, 14 janar 2020 (MIA) – Tanja Fajon dhe Vlladimir Bilçik, anëtarë të delegacionit të Parlamentit Evropian në dialogun ndërpartiak në Parlamentin serb, deklaruan se janë të “brengosur dhe të intriguar” me uljen e censusit zgjedhor prej pesë në tre për qind në Serbi, për shkak të asaj që kjo ide nuk ishte temë e dialogut.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, Fajon tha se ndryshimet në rregullat zgjedhore janë taktika të rrezikshme para zgjedhjeve, ndërsa Bilçik thekson se me këtë ngritet çështja për korrektësia e procesit zgjedhor.

“Unë jam e befasuar dhe e brengosur nga ideja që të ulet pragu zgjedhor nga pesë në tre për qind”, deklaroi kryetarja e Komitetit për stabilizim dhe asocim të Serbisë dhe BE-së dhe njëkohësisht edhe eurodeputete Tanja Fajon, duke shtuar se nuk sheh se ulja e censusit zgjedhor është aktivitet për të cilin është biseduar nga cila do parti politike gjatë dialogut të vjeshtës mes pushtetit dhe opozitës.

Sipas saj, gjithçka duhet të shqyrtohet me kujdes, ndërsa edhe të jesh i vetëdijshëm për udhëzimet e BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve: “Nëse janë të nevojshme ndryshime të vonshme, duhet të ketë marrëveshje të gjerë mes aktorëve zgjedhorë dhe të gjitha ndryshimet duhet të jenë mirë të publikuara”, ka thënë Fajon.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë dhe anëtar i delegacionit të PE-së në dialogun ndërpartiak në parlamentin serb, Vlladimir Bilçik deklaroi se “kjo çështje asnjëherë nuk është diskutuar në kontekst të punës ndërmjetësuese nga ana e cilës do forcë politike në Serbi, për dallim nga ndryshimet tjera të cilat shumica e partive politike i miratuan me konsensus dhe në të cilat Parlamenti punon dhe i miraton që nga dhjetori”.

Sipas tij, pragu ligjor mund të zvogëlohet, por të gjitha iniciativat e reja politike me të cilat ndryshojnë rregullat pata zgjedhjeve, e hapin çështjen për drejtësi në procesin zgjedhor. ob/fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close