0_Sport,PortalBasketbollSport.Slajder

ESPN numëroi 20 anëtarë të “Hollit të të famshmëve” të cilët, Xhordani i mposhti në plejofin e NBA-së

Kanali sportiv amerikan, ESPN, në profilin e vet në Tuiter, përmendi 20 anëtarë të "Hollit të të famshmëve", të cilët Majkëll Xhordan i ka eliminuar në plejof.

Uashington, 20 maj 2020 (MIA) – Kanali sportiv amerikan, ESPN, në profilin e vet në Tuiter, përmendi 20 anëtarë të “Hollit të të famshmëve”, të cilët Majkëll Xhordan i ka eliminuar në plejof.

Basketbollisti legjendar gjatë karrierës së tij, në betejën për trofeun i eliminoi këta yje të NBA-së: Çarlls Barkli, Vllade Divac, Kllajd Dreksler, Xho Dumars, Patrik Juing, Mexhik Xhonson, Karll Meloun, Rexhi Miller, Allonzo Morning, Kris Malin, Dikembe Mutombo, Shekill O’Nill, Robert Perish, Gari Pejton, Denis Rodman, Xhek Sikma, Xhon Stokton, Ajzea Tomas, Dominik Uilkins dhe Xhejms Uorti.

Javën e kaluar, ESPN e përfundoi premierën e dokumentarit prej 10 episodeve “The Last Dance” për Çikago Bulls në vitet e 90-ta dhe për basketbollistin legjendar, Majkëll Xhordan. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close