0_Sport,PortalSport.SlajderTë Tjera

“ESPN” i renditi sportet më të vështira, gjimnastika është para futbollit

Kanali televiziv sportiv amerikan "ESPN" përpiloi listë të rejtingut të sporteve mbi bazë të kompleksivitetit të tyre. Dhjetë kriteret sipas të cilave është bërë renditja janë: qëndrueshmëri, forcë, energji, shpejtësi, shkathtësi, fleksibilitet, nerva, koordinim me duar dhe sy, si dhe aftësi analitike. 

Nju-Jork, 23 qershor 2020 (MIA) – Kanali televiziv sportiv amerikan “ESPN” përpiloi listë të rejtingut të sporteve mbi bazë të kompleksivitetit të tyre. Dhjetë kriteret sipas të cilave është bërë renditja janë: qëndrueshmëri, forcë, energji, shpejtësi, shkathtësi, fleksibilitet, nerva, koordinim me duar dhe sy, si dhe aftësi analitike.

Në Top 5 sportet më të vështira janë: boksi, hokeji, futbolli amerikan, basketbolli dhe mundja.

“Identifikuam 10 kategori apo aftësi  që i përkasin atletizmit, ndërsa pastaj kërkuam nga tetë ekspertët tanë të konfirmojnë, në shkallën prej 1 deri në 10, kërkesat për secilin sport për këto 10  aftësi. I mblodhëm dhe mesatarisht i morën përgjigjet, me ç’rast fituam numër që e karakterizon shkallën e  peshës kur zini lloj të veçantë”, theksohet në publikim.

Më tej në renditje janë: aftësisë e mundjes, tenisi, gjimnastika, bejsbolli dhe futbolli. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close