BotëBotë.Portal

Është vrarë një gazetare në Meksikë

Një gazetare është vrarë sot në qytetin meksikan Papanta, vend i cili është më i rrezikshëm për ushtrim të atij profesioni.

Meksiko Siti, 31 mars 2020 (MIA) – Një gazetare është vrarë sot në qytetin meksikan Papanta, vend i cili është më i rrezikshëm për ushtrim të atij profesioni.

Maria Elena Feral, korrespondente e gazetës ditore “Diario de Ksalapa”, ka hyrë në automjetin e saj kur dy të panjohur në motoçikletë hapën zjarr ndaj saj, ndërsa më pas ikën nga vendi i ngjarjes, deklaroi një burim policor.

“Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, ndjejmë keqardhje të thellë, kur morëm vesh se para disa minutash gazetarja Maria Elena Feral ndërroi jetë”, shkroi në Tuiter guvernatori i shtetit Verakruz, Kuitlauak Garsia.

Meksika është një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, me mbi 100 të vrarë prej vitit 2000 e deri më tani.

“Autoritetet duhet urgjentisht të nisin hetim për këto ngjarje dhe të sigurojnë mbrojtje për familjen dhe kolegët e saj”, theksoi Baltina Flores nga organizata ndërkombëtare “Reporterë pa kufij”. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close