0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.PortalShoqëri

Është sulmuar një mjek i Ndihmës Urgjente Mjekësore në Kumanovë

- Në Kumanovë një mjek i Ndihmës Urgjente Mjekësore ka denoncuar në polici se ishte metë e një sulmi fizik gjatë kryerjes së punës së tij.

Shkup, 3 gusht 2020 (MIA) – Në Kumanovë një mjek i Ndihmës Urgjente Mjekësore ka denoncuar në polici se ishte metë e një sulmi fizik gjatë kryerjes së punës së tij.

Rastin në SPB Kumanovë, mjeku V.V e ka denoncuar dje në orën 10:20, me çka e ka sqaruar të gjithë ngjarjen me sulmin.

“Më 01/02.08.2020 rreth orës 22:00, derisa ishte në një intervenim pas një aksidenti që kishte ndodhur paraprakisht në rrugën Kumanovë-Shën Nikollë, në afërsi të fshatit Dobërshan, mjeku ishte ofenduar nga dy të panjohur, të afërm të të ndjerit, pas çka nga babai i të ndjerit ishte sulmuar fizikisht”, informojnë nga MPB.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. fc/

 

Back to top button
Close
Close