BallkanBallkan.Portal

Është rritur numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sipas të dhënave paraprake, nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi Turqinë lindore, në provincën Elazıg kanë humbur jetën dhjetë persona, ndërsa në Malatja pesë të tjerë, transmeton Agjencia Anadollu (AA)

Ankara, 25 janar 2020 (MIA) – Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sipas të dhënave paraprake, nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi Turqinë lindore, në provincën Elazıg kanë humbur jetën dhjetë persona, ndërsa në Malatja pesë të tjerë, transmeton Agjencia Anadollu (AA).

Në një njoftim, AFAD tha se pas tërmetit kryesor që goditi provincën Elazıg, në rajon kanë ndodhur edhe tetë tërmete të tjera me magnitudë mbi 4 ballë, ndërsa numri i dridhjeve pas tërmetit është 60.

Ministri i Brendshëm i Turqisë Sulejman Soilu, njoftoi se numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në 15, ndërsa vazhdojnë punimet për kërkim- shpëtimin e 30 të tjerëve. fab/

Back to top button
Close
Close