Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Është kryer dezinfektim i qendrës transitore Tabanocë

Është kryer dezinfektim në Qendrën Transitore në Tabanocë, por edhe në disa fshatra dhe vendbanime në atë rajon të Komunës së Kumanovës, publikoi sot kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Kumanovë, 28 mars 2020 (MIA) – Është kryer dezinfektim në Qendrën Transitore në Tabanocë, por edhe në disa fshatra dhe vendbanime në atë rajon të Komunës së Kumanovës, publikoi sot kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

“Sot vazhdojmë me dezinfektimin e kampit për emigrantë në fshatin Tabanocë dhe fshatrat e tjera në rajon dhe rrugët më frekuentuese në qytet. Të gjitha objektet e banimit në territorin e komunës tashmë janë trajtuar, vazhdojmë, prej nesër me ciklin e ri”, publikoi Dimitrievski.

Javën e kaluar u dezinfektuan të gjitha ndërtesat e rajonit të Kumanovës. Në dezinfektim janë përfshirë ekipe të të gjitha ndërmarrjeve në qytet, si dhe njësisë zjarrfikëse. am/ar/

Таг
Back to top button
Close
Close