0_Web_AktualeEvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Është kidnapuar opozitarja bjelloruse Maria Kolesnikova

- Persona të paidentifikuar në qendër të Minskut e kanë kidnapuar Maria Kolesnikovën, udhëheqëse e protestave bjelloruse, dhe e kanë dërguar me furgon në një drejtim të panjohur, bënë të ditur mediat lokale duke iu referuar dëshmitarëve të rastit.

Minsk, 7 shtator 2020 (MIA) – Persona të paidentifikuar në qendër të Minskut e kanë kidnapuar Maria Kolesnikovën, udhëheqëse e protestave bjelloruse, dhe e kanë dërguar me furgon në një drejtim të panjohur, bënë të ditur mediat lokale duke iu referuar dëshmitarëve të rastit.

Mediat britanike informojnë se bashkëpunëtorët e Kolesnikova i kontrollonin këto raporte në media.

Policia bjelloruse gjithashtu po heton vërtetësinë e informacionit, ndërsa njëkohësisht ajo sot bëri të ditur se 633 persona janë arrestuar gjatë protestave të cilat u mbajtën dje në kryeqytetin Minsk për shkak të zgjedhjes kontroverse të Aleksandër Llukashenko për president.

“Dje ishin arrestuar gjithsej 633 persona për shkeljen e ligjit për grumbullime masive”, bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë bjelloruse të Punëve të Brendshme, duke precizuar se madje 363 prej tyre janë arrestuar.

Kjo është deri më tani burgosja më masive e protestuesve që nga protestat e para pas zgjedhjeve kontestuese presidenciale më 9 gusht.

Dje, fundjava e katërt me radhë, në Minsk protestonin më shumë se 100.000 persona, ndërsa në qytet ishin shpërndarë edhe një numër i madh i policëve dhe ushtarëve.

Protesta kishte edhe në disa qytete bjelloruse, veçanërisht në Grodno dhe Brest, në pjesën perëndimore të vendit.

Mediat britanike informojnë se bashkëpunëtorët e Kolesnikova po i kontrollojnë këto zëro në media. fc/

 

 

 

Back to top button
Close
Close